ZGJERIMI I LVV NË MAQEDONINË E VERIUT?

    Elvis Hoxha, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për televizionin Alsat në Maqedoni ka folur për zërat e fundit për zgjerimin e VV-së në Maqedoninë e Veriut.

    Në pyetjen për zgjerimin e VV-së në Maqedoni, Hoxha ka thënë “Nuk mund të jap përgjigje të saktë, pasi ne jemi vetëvendosje, dhe siç e thotë vetë fjala, duhet të jetë një akt i vetëvendosjes lokale. Ka aktivistë Vetëvendosja që qarkullojnë këtu dhe nëse ata vendosin, e kanë lirinë e plotë të krijojnë Lëvizjen Vetëvendosje, madje e kanë lirinë e plotë për të mbajtur një qëndrim përkundër zgjedhjeve që po vijnë” ka thënë mes tjerash Hoxha.

    “Blloqet këtu, për më të mirën e shqiptarëve, janë të ndara dhe të hapur. Domethënë, dihet se BDI-ja është parti e regjimit dhe ky regjim është i një Maqedonie ku shqiptarët nuk ekzistojnë. Aleanca për Shqiptarët është ende e pavendosur dhe duket se më tepër po tenton të rrijë me BDI-në. Nga ana tjetër kemi një bllok opozitar që është për tu lavdëruar. Ne si Vetëvendosje kemi mbështetur gjithmonë opozitën. Ne kemi vendosur çdo subjekt që ka kundërshtuar qeverinë që ka tentuar të fsheh dhe hesht elementin shqiptar. Prandaj, gjithmonë kemi mbështetur opozitën, cilado qoftë ajo. Kemi mbështetur edhe Aleancën për Shqiptarët në vitin 2020” ka deklaruar Hoxha.

    Në pyetjen sqaruese rreth mbështetjes në zgjedhjet e ardhshme, Hoxha ka thënë se do ta mbështesin koalicionin opozitar, ku bëjnë pjesë Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lidhja Demokratike.

    “Në këto zgjedhje jemi të qartë se do të mbështesim koalicionin opozitar. Më në fund, paraqiten tre parti me historicitet të ndryshëm që pretendojnë, përfaqësojnë dhe koordinohen për ta paraqitur elementin shqiptar sa më të fuqishëm” ka precizuar Elvis Hoxha.

    Përndryshe, zgjedhjet e ardhshme kuvendare do të mbahen në mesin e vitit 2024, në një periudhë me ato presidenciale. 

    Lajmi Paraprak

    Dy gabimet që prindërit duhet t’i shmangin nëse fëmija ka temperaturë

    Lajmi i rradhës

    Mediumi boshnjak: Serbia në një situatë të vështirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë