Dy gabimet që prindërit duhet t’i shmangin nëse fëmija ka temperaturë

    Temperatura është shumë e shpeshtë te fëmijët e vegjël dhe kthehet në normalitet pas tre ose katër ditësh.

    Prindërit shpesh bëjnë dy gabime të mëdha kur bëhet fjalë për trajtimin e temperaturës te të vegjlit e tyre, të cilat mund të rezultojnë në pasoja të rrezikshme.

    “Nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë, nuk duhet t’i jepni kurrë aspirinë për ta ulur atë. Mos harroni, ethet janë përgjigja natyrale e trupit ndaj një infeksioni. Nëse fëmija juaj është nuk ka probleme tjera, nuk ka nevojë t’i trajtoni ethet”, tha Nikki Jurcutz nga Tiny Hearts Education.

    Përveç kësaj, dhënia e aspirinës fëmijëve kur e kanë gripin ose linë, është lidhur me zhvillimin e një gjendjeje të rrallë të quajtur sindroma Reye që mund të jetë fatale ose të shkaktojë probleme serioze në tru – transmeton The Sun.


    Simptomat e sindromës Reye shpesh fillojnë një deri në tri javë pasi fëmija të shërohet nga virusi. I vogli juaj mund:

    të vazhdojë të jetë i sëmurë

    të jetë i përgjumur dhe pa energji

    të ndihet i hutuar

    të ketë ndryshime në sjellje, nervozizëm ose agresivitet

    të marrë frymë shpejt dhe të ketë ritëm të shpejtë të zemrës

    të ketë kriza konvulsive

    ta humbë vetëdijen


    Spitali për fëmijë ‘Great Ormond Street’ këshilloi që të mos i jepni fëmijës suaj aspirinë para moshës 16 vjeçare, përveç nëse mjeku juaj ju thotë ndryshe.

    Rreziku që fëmija ta zhvillojë sindromën Reye pas dhënies së aspirinës është i vogël, megjithatë duhet pasur kujdes.

    Gabimi tjetër që prindërit mund ta bëjnë kur fëmija i tyre ka temperaturë është t’i bëjnë dush në përpjekje për t’ia ulur temperaturën.

    “Është e rëndësishme që të mos i ftohni shumë shpejt. Vendosja e një foshnjeje ose fëmije në një dush ose banjë të ftohtë, do të ishte shqetësuese dhe mund të shkaktojë hipotermi”, ka thënë Jurcutz.

    Hipotermia është një rënie e rrezikshme e temperaturës së trupit nën 35 gradë celsius.


    Shenjat dhe simptomat përfshijnë:

    dridhje

    lëkurë e zbehtë, e ftohtë dhe e thatë

    bisedë e pakuptueshme

    frymëmarrje e ngadaltë

    lodhje ose konfuzion


    Foshnjat me hipotermi mund të jenë të ftohta në prekje, jashtëzakonisht të qetë ose të përgjumur dhe mund të refuzojnë të ushqehen.

    Çfarë mund të bëni për ta trajtuar temperaturën e fëmijës suaj

    Kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për të voglin tuaj me temperaturë, Nikki ka thënë se gjëja kryesore është trajtimi i simptomave dhe jo numrin në termometër.

    Duhet të përqendroheni në mbajtjen e të voglit tuaj të hidratuar. Njëherësh rekomandohet t’i jepni fëmijës ushqim shtesë, qoftë me shishe ose me gji.

    Mund t’i jepni të voglit tuaj paracetamol ose ibuprofen për ta ulur temperaturën, ndërsa preferohet ta kontrolloni paketimin ose fletëpalosjen për t’u siguruar që ilaçi është i përshtatshëm për fëmijën tuaj ose të flisni me farmacistin ose mjekun nëse nuk jeni të sigurt.

    Gjithashtu këshillohet ta mbikëqyrni rregullisht fëmijën gjatë gjithë natës kur është me temperaturë dhe të merrni këshilla mjekësore nëse jeni të shqetësuar.

    Mirëpo, prindërit nuk rekomandohet ta kombinojnë ibuprofenin dhe paracetamolin, përveç rastit kur u thotë mjeku.

    Nuk duhet t’i jepet paracetamol një fëmije më të vogël se dy muajsh, gjithashtu nuk këshillohet t’u jepet ibuprofen fëmijëve nën tre muajsh ose që peshojnë më pak se 5 kg, as nuk duhet t’ua jepni fëmijëve me astmë nëse nuk rekomandohet nga një mjek.


    Kur duhet të kërkoni ndihmë

    Në vijim janë pesë rrethana në të cilat duhet të kërkoni ndihmë për të voglin tuaj:

    kur temperatura është mbi 38 °C për foshnjat nën tre muajsh

    i vogli juaj është i dehidratuar, duke mos pirë ka më pak pelena të lagura

    i vogli juaj ka një skuqje që nuk zbehet kur e shtypni

    duken të përgjumur

    ata kanë konvulsione

    Lajmi Paraprak

    Ftohja virusale duhet të kurohet për të paktën shtatë ditë

    Lajmi i rradhës

    ZGJERIMI I LVV NË MAQEDONINË E VERIUT?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë