Zgjidhet problemi me mbeturinat në komunën e Zhelinës, por çmimi do të jetë më i lartë nga ai paraprak (Video)

    Fotografia: Nistori

    Gazetar | Emir Hamzi

    Banorëve të komunës së Zhelinës më nuk do t’iu grumbullohen mbeturinat para dyerve të shtëpisë, sepse problemi me mbeturinat në komunën e Zhelinës tashmë është zgjidhur të paktën për dy dekada, kështu njoftoi sot kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Operatori i ri është caktuar “Eko Living”. Ky operator do të kujdeset për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave në këtë komunë. Amvisëritë do të detyrohen të paguajnë 260 denarë në muaj për grumbullimin e mbeturinave, por do të ketë edhe selektim të mbeturinave. Ky çmim është më i lartë nga çmimi paraprak, njofton Nistori.

    “Bisedohet për zgjidhjen e mbeturinave në aspekt edhe të asaj se nuk do të ketë stacion-deponi në komunë të Zhelinës, pra kjo do të largohet përfundimisht nga komuna e Zhelinës dhe do të shkojnë direkt në deponinë Rusino. Atje do të menaxhohen nga ndërmarrja rajonale publike. Pra, nuk do të ketë stacionar në komunë të Zhelinës dhe kjo ndodh për së pari herë. Pas shumë vitesh një premtim i kahmotshëm zgjidhet përfundimisht dhe në komunë të Zhelinës do të menaxhohet në mënyrë më efikase të mundshme kjo problematikë. Banorët e Debërcës, me theks të veçantë nuk do të kenë deponi, sepse do të ndërmarrim aksion me ministrinë përkatëse për t’i heq edhe ato mbeturina që janë aty, të stacionuara në mënyrë të paligjshme.” – deklaron Sejdiu.

    Sejdiu shtoi se çështja me mbeturinat tani e tutje do të funskionojë me dy pika pagesore, një në Grupçin, ndërsa tjetra në Zhelinë.

    “Prej te këto dy pika do të nisim me selektimin e mbeturinave, si ato të plastikës, elektronikës. Së pari herë në komunë të Zhelinës do të ketë një selektim të këtillë. Këta kontejnerë special do të sigurohen nga operatori përkatës dhe për këto qytetarët do të iu bëhet me dije, se nga kjo javë e janarit do të duhet që banorët t’i nxjerrin para derës mbeturinat e amvisërive dhe do të duhet të lidhet një kontratë në mes tyre për grumbullimin e mbeturinave. Dhe, kjo krejt, për një qëllim, që të kemi një komunë më të pastër, një ambient më të pastër.”, – shton Sejdiu.

    Kriteriumet kanë qenë që operatori të ketë licencë të përshtatshme për menaxhim me mbeturinat, të mos ketë deponi në komunë të Zhelinës, por të dërgohen në mënyrë të drejtpërdrejt në deponinë Rusino dhe makineria të jetë e përshtatshme për mbledhjen e mbeturinave, makineri që mos të ndot edhe më tepër ambientin.

    I pyetur nga Nistori nëse çmimi do të ndryshojë për mbledhjen e mbeturinave dhe nëse banorët e komunës së Zhelinës do ta pagujnë më shtrenjtë mbledhjen e mbeturinave. Çmimi do të jetë më shtrenjtë nga operatori paraprak, pra 260 denarë, por sipas Sejdiut më i liri në rajonin e Pollogut. Ai tha se nuk ka qenë asnjëherë problemi me çmimin, por me menaxhimin e mbeturinave.

    “Nuk ka qenë asnjëherë problemi i çmimit, por problemi i menaxhimit me mbeturinat. Dhe sot, ne japim një lajm të rëndësishëm për qytetarët tanë, se këtë problematikë, ne përfundimisht e zgjidhim. Kjo problematikë, të paktën nuk do të jetë në dy dekadat e ardhshme. Çmimi do të jetë 260 denarë.”, – thekson Sejdiu.

    Ndryshe banori i fshatit Strimnicë, Muhamed Saiti për Nistori thotë se ky çmim është i lartë, sepse ka njerëz që nuk mund ta përballojnë.

    “Është çmim marramëndës dhe shumë i lartë. Unë isha te kryetari i NPK “Mirëmbajtja” dhe ai mundohet ta arsyetoje rritjen e çmimit, pasi kompania në fjalë ka kërkuar që të paguajmë 300 den. por këta ia kanë ulë pak çmimin, por përsëri edhe 260 den është çmim i lartë. Neve nuk na intereson se ku i dërgojnë mbeturinat, si të dëshiron edhe në bahçen e vet le t’i grumbullon, vetëm e vetëm t’i pastrojë, me qëllim që të mos e kemi këtë katastrofë ekologjike, por ama edhe çmimi të jet më i ulët, sepse ka qytetar që nuk munden ta përballojnë.” – shprehet banori Saiti.

    Në seancën e tretë të këshillit komunal në Zhelinë, këshilltari i BDI-së, Sheval Sulejmani kërkoi nga kryetari Sejdiu që çmimi të mbetet i njëjtë me atë paraprak, por Sejdiu tha se sipas fizibilitetit zviceran për mbledhjen e mbeturinave propozimi i çmimit ka qenë 445 denarë, por nuk është pranuar nga komuna, ngase ka qenë i lartë.

    “175 denarë apo 200 denarë si ka qenë më parë e mundshme? Ka qenë e mundshme për arsye se koncensioneri aktual nuk ka paguar ndonjë deponi për hudhjen e mbeturinave. Ai i ka çuar në arrën e vet private dhe ju e dini si është gjendja sot”. – deklaron Sejdiu. (seanca e 3-të | 23 dhjetor/2021).

    Nistori më herët njoftoi opinionin publik se shumë ndërmarrje publike të komunave në Pollog si dhe kompanitë të cilët janë të angazhuara për transportin e mbeturinave nuk i dërgojnë në Rusino apo Drislla të Shkupit, por nëpër gropa dheu apo nëpër fushat e Pollogut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Llukarevska përgënjeshtron informacionet për shfuqizimin e “TVSh-ja ime”

    Lajmi i rradhës

    Shumë shkolla në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të mbeten pa kuadër mësimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë