Zgjidhje ligjore për t’i dhënë fund manipulimeve me çmimet dhe tregtisë jo-korrekte

    Shteti po përgatit një ligj të ri për tu dhënë fund manipulimeve me çmimet. Ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte është në procedurë hartimi, por edhe pse me flamur evropian do ti duhen së paku 6 muaj për t’u miratuar. Nga Ministria e Ekonomisë mbajtën takim me Odën Ekonomike për të sqaruar ligjin, i cili parasheh që norma e fitimit mos të kalojë 10% në shitjen finale nga ajo që aktualisht është rreth 30-40% për produkte të caktuara bujqësore dhe ushqimore. Ministri Bekteshi tha se kjo do të sjell një ulje të re të çmimeve të produkteve ushqimore me së paku 20% më lirë se sa çmimet aktuale.

    “Posa të hynë në fuqi do të duhet të ndikojë edhe në uljen shtesë të çmimeve të këtyre produkteve, në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve dhe në sigurinë e furnitorëve dhe blerësve nga kushtet e tregtisë së padrejtë, të cilat janë theksuar në zgjidhjen ligjore”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

    Propozim-ligji është në diskutim publik dhe deri më 25 tetor të gjitha palët e prekura do të kenë mundësi ti japin vërejtjet e tyre. Nga Oda Ekonomike thanë se kanë disa sugjerime por nuk i treguan për publikun. Komuniteti i biznesit ka afat dy javë për të komentuar zgjidhjen e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor, tha Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike.

    “Vërejtjet do të dalin në periudhën në vijim gjatë 20 ditëve duhet të përmbledhim detaje sepse këtu ka përfaqësues të kompanive të mëdha, rrjeteve të marketeve, secili ka pikëpamjet e veta. Gjithçka që kemi do të përbëjmë në një dokument, të cilin do t’ia dorëzojmë ministrisë përkatëse. Kemi kohë t’i sqarojmë çështjet, mbase ne i kemi interpretuar gabimisht, ndoshta ka hapësirë ku mund të intervenohet”, tha Vasko Ristovski, Oda Ekonomike.

    Në projektligj janë 26 praktika të padrejta tregtare dhe është caktuar një periudhë gjashtëmujore që kompanitë të përshtaten me zgjidhjet e propozuara. Periudha gjashtëmujore që i ka mbetur kompanive për t’u përshtatur mund të reduktohet nëse blerësit dhe furnitorët janë të gatshëm të aplikojnë menjëherë këtë zgjidhje ligjore. Për mos respektim të dispozitave ligjore janë paraparë gjoba 1-2 mijë euro për mikro-tregtarët, 2-4 mijë euro për kompanitë e vogla, 6-12 mijë euro për tregtitë e mesme dhe 10-20 mijë euro gjobë për tregtarët e mëdha, në rast se bëjnë tregti të padrejtë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hulumtim për krizën, 50 për qind më shumë varfëri se një vit më parë

    Lajmi i rradhës

    “Gjuha e urrejtjes në Maqedoni edhe më tej nuk sanksionohet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë