“ZHAN MITREV” | 10 milionë euro në vit nga Fondi i Sigurimit Shëndetësorë

    Përderisa skandalet s’kanë të ndalur për Klinikën Zhan Mitrev, dikush tjetër ka ndalur hapin, pacientët. Gjatë javës observuam ambientet e jashtme të spitalit privat. Disa pacientë nuk deshën të flasin, por prapa kamerës thonë se kanë ardhur për të marrë terapitë nga intervenimet e mëparshme apo për të bërë ekzaminimet që tani më veç se i kanë paguar.

    “Disa ditë pas skandalit në Klinikën ‘Zhan Mitrev’ siç po duket parkingu është gjysmë i zbrazët dhe shumë pacientë thonë që kanë anuluar edhe terminët e tyre, nga frika se nuk ndihen të sigurte”.

    Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se vetëm tre intervenime vaskulare në ditë, të cilat i mbulon fondi, realizohen nga Klinika Zhan Mitrev. Sipas tyre, nga viti i kaluar ia kanë shkurtuar fondin vjetor për 1 milion euro, por sërish Klinika Zhanit, thith fonde nga sigurimet e qytetarëve mbi 10 milion euro në vit. Pacientët dhe familjarët e tyre të cilët i takuam ishin me qëndrime të ndryshme.

    “Besimin në spitalet private unë e vlerësoj të pakuptimtë, ata mjek që punojnë në qendrën universitare punojnë edhe në klinikat private. Një pakicë hezitojnë për spitalet e shtetit, mbase kanë shumë para”, u shpreh Agim Emini, pacient.

    “Atje shëndetësia nuk paguhet asgjë. Shpenzimet i mbulojmë nga paga dhe privatisht nuk paguajmë asgjë. Nuk keni paguar asgjë? Ishit në privat apo shtetëror? Në spital të shtetit, por janë sikurse këtu”, tha Paciente me banim në Gjermani.

    Nga Klinika Zhan Mitrev, mohojnë se ka terminë të anuluar në javën e fundit. Zyra për komunikim me media na tha se janë të dhëna të klasifikuara interne të klinikës që nuk parapëlqejnë të ndajnë me opinionin, por theksojnë se gjitha terminët e paracaktuar realizohen me kohë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët kërkojnë zgjidhje | Trafiku në Tetovë i papërballueshëm

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi pa kuorum, nuk miratohen ligjet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë