Ziberi: Çështja më e dhimbshme mbetet kujdesi shëndetësor i të burgosurve

    Avokati i Popullit Naser Ziberi, në intervistë për Telma ka folur në lidhje me gjendjen e burgjeve në Maqedoni.

    Ai theksoi se gjendja më e rënduar mbetet me mbrojtjen shëndetësore të të burgosurve.

    “Në disa burgje ka mbipopullim. Burgu i Shtipit, burgu i Prilepit, disa reparte në burgun në Idrizovë, me probleme serioze me akomodimin. Situata është e ngjashme edhe në burgun e Shkupit ku kemi një paraburgim. Por çështja më e dhimbshme mbetet kujdesi shëndetësor i të burgosurve”.

    “Kujdesi shëndetësor, përkundër të gjitha indikacioneve tona, përkundër raporteve të veçanta të dorëzuara në ministri si organ kompetent për kryerjen e kujdesit shëndetësor për të burgosurit, fatkeqësisht nuk arritëm përmirësim të rezultateve. Burgjet përballen me mungesë të personelit, mjekëve, infermierëve, kushte pune, barnve”, tha Ziberi.

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka prova që ka vdekur pilotja e parë luftarake femër në Ukrainë

    Lajmi i rradhës

    Juan Carlos dhe “mundësia e humbur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë