Ziberi: Prindërit i mbështesin mësimdhënësit, por duan që të vazhdojë procesi mësimor

    Avokati i Popullit, Naser Zyberi ka bërë të ditur se sa i takon grevës në arsim, ky institucion tashmë ka filluar pranimin e ankesave.

    Thotë se një ankesë e pranuar nga një prind tregon situatën aktuale në mënyrë ilustrative.

    Sipas asaj, mësohet se prindërit mbështesin mësimdhënësit, por që duan të vazhdojë procesi mësimor.

    Sipas Zyberit, në këtë situatë kur kemi të bëjmë për dy të drejta të garantuara me kushtetutë, arsimimi dhe greva, përparësi duhet të kenë fëmijët.

    “Po, kemi filluar pranimin e parashtresave nga prindërit pasi nuk kanë mundësi t’i dërgojnë fëmijët në procesin arsimor, veçanërisht në çerdhe. Por, ilustrim më i mirë i situatës aktuale është një parashtresë e cila fillon kështu: I nderuar Avokat i Popullit. Në fillim dua të them se tërësisht e mbështes grevën e mësimdhënësve. Paragrafi i dytë menjëherë fillon, ju lutem ndërmerrni masa që procesi mësimor të vazhdojë. Do të thotë se bëhet fjalë për dy të drejta që garantuara me Kushtetutë, por në këtë situatë edhe konventat ndërkombëtare përparësi i japin të drejtave të fëmijëve, që do të thotë se procesi mësimor nuk duhet të ketë ngecje”, tha Zyberi.

    Lajmi Paraprak

    Qytetet janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit

    Lajmi i rradhës

    Dauti i reagon Ademit, e quan ish-ministër të dështuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë