Ziberi: Reformat në arsimin fillor, do të na sjellin nxënës të papërgatitur

    Prof.Dr. Bashkim Ziberi në emisionin “200”, ka thënë se reformat në arsimin fillor do të sjellin fëmijë që do të dalin të papërgatitur, derisa ka theksuar se këto reforma do të nxjerrin fëmijë me koncepte e plane që ndeshën me njëra-tjetrën.

    “Ne kemi hapur shumë kantiere ndërtimi në reformat në arsim, duke filluar nga ai parashkollor deri tek universitar dhe asnjëherë nuk i kemi përmbyllur, dhe edhe kjo pjesa e reformave në arsimin fillor, do të na sjellë fëmijë që do të dalin të papërgatitur, fëmijë me koncepte me plane që ndeshën me njëra-tjetrën, e mos të flasim më për kushtet se si po bëhet ky proces në lidhje me digjitalizimin e librave të tjera, ku pjesa më e madhë realisht ka qenë kundër, por nuk janë përfillur. Ndoshta do të jemi ne i vetmi vend në Europë, e në Ballkan po se po ku bëjmë komplet digjitalizimin e librave në një periudhë ku fëmijët tanë kanë nevojë të lexojnë në mënyrë fizike”, tha Ziberi.

    Lajmi Paraprak

    Limani: Shkollat tona nuk kanë fuqi të zbatojnë reforma

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: E menaxhuam suksesshëm pandeminë, jam krenar për këtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë