Limani: Shkollat tona nuk kanë fuqi të zbatojnë reforma

    Artan Limani, doktor shkencash dhe njëherit ekspert hulumtues për arsimin në programin “200”, ka treguar sesa ndikon dorëheqja e ministrës së arsimit tek reformat në arsim.

    Ai ka thënë se edhe më herët ka shprehur skepticizm për këtë çështje dhe sipas tij, ky koncept do të jetë problematik për implementim për dy shkaqe.

    “Një për shkak se udhëhiqet nga një person dhe kjo është ministrja, dhe ja tani që na ndodhi që ajo do të largohet dhe do ta lë pas këtë inciativë, dhe ne nuk e dimë sesi do ta ketë fatin ky implementim, dhe mos të harrojmë se për këtë ne si shtet kemi huazuar 21.5 milionë dollarë nga Banka Botërore-fonde të cilat nuk e dimë sesi do të destinohen, ridestinohen e kështu me radhë. Ndërsa aspekti tjetër është që modelin të cilin ajo e zgjodhi për këtë koncepcion ishte nga lartë-poshtë e jo nga poshtë-lartë, në atë mënyrë që t’u jepte më shumë autonomi shkollave, të cilat më vonë do të mund të krijonin kapacitete për korekula të reja. Unë e shoh si koncept shumë të mirë, shumë libëral, por shkollat tona nuk kanë fuqi ta implementojnë të njëjtën”, tha Limani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Njerëz të humbur”

    Lajmi i rradhës

    Ziberi: Reformat në arsimin fillor, do të na sjellin nxënës të papërgatitur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë