Zimeri: Rektori i UT-së ka punësuar familjarë, universiteti është shndërruar në biznes privat

    Filozofi Sead Zimeri i cili jeton dhe vepron në Oslo të Norvegjisë, në “Programi 200”, ka folur në lidhje me zhgënjimin e qytetarëve dhe humbjen e besimit të tyre se gjërat mund të ndryshojnë, por edhe si duhen vlerësuar pushtetarët. Zimeri foli edhe për ikjen e qytetarëve nga vendi, përcjell Nistori.

    Ai këtë ikje nuk e ka lidhur vetëm më çështjen ekonomike, por sipas tij, arsye edhe më e fortë është dëshpërimi dhe humbja e shpresës.

    “Çështja e ikjes së qytetarëve të Maqedonisë, por edhe shqiptarëve në tërësi, është problem i madh. Por kjo nuk lidhet vetëm më çështjen e vjedhjes së shtetit, mendoj se aryse kryesore është vjedhja e të ardhmes së qytetarëve tonë. Pasi që, një qytetar që e mer valigjen e ikë nga shteti është i dëshpëruar, është pa shpresë, sepse shteti ka dështuar”, tha Zimeri.

    Nga ana tjetër, Zimeri tha se ne si shoqëri duhet të dekolonizohemi dhe nëse universitet nuk janë të pavarura, nuk mund të ketë zhvillim shkencor.

    “Ne jemi të kolonizuar dhe duhet të dekolonizohemi, mendja ynë duhet të dekolonizohet, universitet tona duhet të dekolonizohen. Para ca ditësh pash në Universitetin e Tetovës, ku rektori ka punësuar tërë familjen e tij. Është bërë universiteti biznes privat, gjë që nuk duhet të ndodh asnjëherë. Në një farë kuptimi në administrata të ndryshëm është mirë nëse punëson njerëz familjar, sepse nuk kërkohet ndonjë cilësie, si të them, në arsim, por kur është çështja në universitete, aty ku krijohet e ardhmja e një shteti e një populli, duhet të ketë kritere absolutisht të larta për njerëzit të cilët punësohen. Në mënyrë që kuadrot të cilët dalin pastaj, të cilët do ta zhvillojnë këtë shtet, të jenë të pavarura”, deklaroi Zimeri, përcjell Nistori.

    Ai shtoi se, me njerëz të cilët nuk kanë kapacitete, as aftësitë, por as njohjet në komunitetet shkencore për veprimtaritë e tyre apo arritjet e tyre shkencore, kjo çon në dëm jo vetëm universitetin, por edhe të gjithë shoqërinë. Investimi në institucionet shkencore nuk bëhet vetëm nëpërmjet parasë, por bëhet duke i lënë universitetet e lira, vet të zhvillohen dhe t’i vendosin kriteret e punësimit dhe jo të vijnë nga partitë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut më pak prokurorë, më shumë gjykatës

    Lajmi i rradhës

    Protestë në Republikën Sërpska kundër rinumërimit të votave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë