Zjarret | Ministria e Shëndetësisë: Janë trajtuar nëntë pacientë

    Ministria e Shëndetësisë njofton se mbrëmjen e djeshme si pasojë e zjarreve në Koçani janë trajtuar nëntë persona. Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak.

    “Është kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit, si pasojë e zjarrit. Janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gjithë janë lëshuar në shtëpi. Pacientët u mbajtën në spital për disa orë mbrëmë, ku kanë marrë terapi me oksigjen. Nga zjarri nuk ka të lënduar me djegie”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Lajmi Paraprak

    Lokalizohet zjarri në Koçani | Intervenimi vazhdon në fshatin Kostin Doll

    Lajmi i rradhës

    Zaev: 13 vatra aktive të zjarrit, presim ndihmë nga Serbia dhe NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë