Lokalizohet zjarri në Koçani | Intervenimi vazhdon në fshatin Kostin Doll

    Zjarri në Koçani është lokalizuar dhe është vënë nën kontroll, transmeton Alsat. Mëngjesin e sotëm në disa vende në afërsi të fshatit Trkanje ende vërehet tym nga zjarri që kaploi pyet. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë rreth 500 pjesëtarë të zjarrëfikësve nga disa qytete, pjesëtarë të armatës si dhe banorë të vendit.

    “Pas intervenimit që bëmë këtë mëngjes në vendet që u prekën nga zjarri përreth Koçanit dhe Trkanjës, erdhëm ne në përfundimin se nuk ka rrezik që të përhapet përsëri, por zjarrfikësja do të mbetet në terren për të kontrolluar situatën. Tani do t’i japim përparësi shuarjes së zjarrit në zonën e fshatrave malorë Kostin Doll dhe Novoselani, ku po digjet pylli në disa dhjetëra hektarë. Pa mbështetje ajrore, është e pamundur të ndërhyhet atje, për shkak të së cilës helikopterët e Ushtrisë tashmë kanë dalë në terren. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët, veçanërisht të rinjtë nga Koçani, të cilët mbrëmë ishin solidarë dhe ndihmuan masivisht në parandalimin e një katastrofe në qytet, tha kryetari i Koçanit, Nikolçe Iliev.

    Gjatë ditës, do të fillojë inspektimi i gjendjes së shtëpive dhe ndërtesave të tjera që janë prekur nga zjarri pranë Koçanit, në mënyrë që komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve të mund të përgatisë një raport.

    Lajmi Paraprak

    Ndalohet plotësisht lëvizja në zonat pyjore

    Lajmi i rradhës

    Zjarret | Ministria e Shëndetësisë: Janë trajtuar nëntë pacientë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë