Qytetarët që kanë ndonjë dëshmi në lidhje me zjarrin e shkaktuar në diskotekën “Puls” në Koçan, mund të paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan. Kjo thirrje është në kuadër të hetimeve që po kryhen për zbardhjen e rastit ku humbën jetën qytetarët për shkak zjarrit.
“Ekipi prokurorial në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan që po merret me zjarrin në diskotekën “Puls”, vazhdoi në mënyrë intensive të marrë masa për intervistim dhe ekspertizë, ashtu që shumica e rezultateve preliminare priten në ditët në vazhdim”, raportoi Prokuroria, duke sqaruar që në hetim janë duke u shfrytëzuar kapacitet maksimale nga organet hetimore.
Prokuroria duke sqaruar se në procedurën hetimore janë përfshirë dhjetëra persona profesionist nga fushat e ndryshme, përsëri kërkoi nga qytetarët të plotësojnë formularin në ueb faqen e Prokurorisë Themelore, nëse kanë ndonjë të dhënë ose informacion që lidhet me rastin në Koçan. Formulari duhet të dërgohet në këtë adresë [email protected]
“Më qëllim mbledhjen e të gjitha dëshmive që mund të ndihmojnë në hetimin e plotë të ngjarjes, Prokuroria Publike u bën thirrje të hapur të gjithë atyre që kanë dëshmi personale për fatkeqësinë, informacione dhe prova në lidhje me punën e klubit “Puls” – Koçani dhe kompanive të lidhura, si dhe njohuri në lidhje me punën e institucioneve përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve, t’i ndajnë ato me hetimin”, deklaruan nga Prokuroria.