Kushtetua t’i përshtatet rrethanave politiko-shoqërore

    Kanë kaluar 31 vite nga dita e shpalljes së Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Kushtetuta e vendit ka pësuar disa herë ndryshime për ta harmonizuar me Ligjet apo marrëveshjet që kanë nënshkruar politikanët. Hera e fundit që është ndryshuar Kushtetuta e vendit është pas Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018 me ndryshimin e emrit kushtetues.

    Ndryshimin tjetër më të madh Maqedonia e Veriut, e ka pësuar gjatë vitit 2001 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Tani gjatë rrugëtimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe vazhdimi i hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE, kërkohen përsëri ndryshimet Kushtetuese. Shteti fqinjë – Bullgaria, kërkon futjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës, si kusht për heqjen e vetos për ta vazhduar hapjen e plotë të negociatave me BE-në. Ekspertët vlerësojnë se në vendet në tranzicion si Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera në Ballkan, paraqitet nevoja për ndryshime kushtetuese për ta harmonizuar dhe si një mënyrë për të ecë para.

    Profesori universitar Mersim Maksuti, për gazetën KOHA, ka deklaruar se Kushtetuta nuk duhet marr si diçka e pandryshueshme sepse ajo duhet të jetë e ndryshueshme. Maksuti deklaroi se Kushtetua duhet t’ju përshtatet rrethanave aktuale politiko-shoqërore. Sipas tij, këtu mbizotëron koncepti filozofik se Kushtetua duhet të ndryshohet sa herë që paraqitet nevoja kurciale dhe esenciale e ndryshimeve në sistemin politik, kushtetues por edhe shoqëror. “Duke u nisur nga ky koncept në RMV në vazhdimësi paraqitet nevoja e ndryshimit të Kushtetutës së sa. Pa ndryshimin e Kushtetues nuk do të arrijmë deri në avancimin e vendit dhe harmonizimin me vlerat tjera.

    Ne kishim një pengesë gati se 30 vjeçare për shkak të kontestit me shtetin fqinj – Greqinë, në politikën e Jashtme për shkak të emrit dhe nevojiteshin ndryshime Kushtetuese, tani kemi përsëri një sfidë ku nevojiten ndryshime Kushtetuese për shkak të problemit me shtetin tjetër fqinj – Bullgarinë”, shtoi Maksuti, profesor. Sipas vlerësimit të tij nuk janë vetëm raportet nder-shtetërore, arsyet për ndryshimet Kushtetuese, një herë e përgjithmonë duhet të harmonizohen dhe të rregullohen edhe të drejtat e etnikumeve që jetojnë brenda venit.

    Ai nënvizoi se edhe çështja tjetër që është hapur tani është 20 përqindëshi i gjuhës shqipe. “Pra ende shqiptarët nuk trajtohen të barabartë si një subjekt i barabartë politik, por si përqindje. Një herë e përgjithmonë duhet të zgjidhet statusi juridiko-kushtetues dhe të jenë si element i plotë shtet-formues”, ka deklaruar Maksuti për gazetën KOHA. Opozita në anën tjetër është e zëshme duke thënë se shumica parlamentare nuk ka numrat e nevojshme për ndryshime Kushtetuese dhe kërkon zgjedhje.

    Ndërkohë deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, i cili u përjashtua nga Lëvizja BESA, për shkak mospjesëmarrjes së tij në interpelancën Parlamentare kundër Qeverisë, ka thënë se do të sigurohen numrat për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, gjithmonë do të ketë deputetë të ndërgjegjshëm, që do të përdorin të drejtën e garantuar me Kushtetutë për të votuar sipas bindjes së tyre edhe pse kjo nuk do të ishte në përputhje me partinë e tyre. “Unë besoj në këtë, sepse edhe unë vetë kam votuar kundër qëndrimit të partisë politike, edhe pse nuk ka pasur asnjë vendim nga autoritetet. Kam votuar ndryshe nga partia”, ka thënë Rexhepi. Ndryshe, ndryshimet kushtetuese bëhen me dy të tretat e votave në Parlament apo me 80 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Parlamenti. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    “Një numër i madh njerëzish punojnë në Gjermani, ndërsa këtu marrin paga”

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit shqiptarë të Çashkës nuk e shënuan sot Ditën e Alfabetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë