Zjarri në Malësinë e Tetovës vihet nën kontroll, pasojat mbeten të rënda

    Foto ilustruese

    Zjarri i madh që mbrëmë kaploi Malësinë e Cerovës dhe Merovës në Tetovë, në orët e hershme të mëngjesit është vënë nën kontroll. Dëmet që ka shkaktuar janë tejet të mëdha. Disa zjarrfikës kanë përfunduar me asfiksim në Spitalin e Tetovës.

    “Mbrëmë ishte një zjarr i përmasave më të gjera, dhe pjesën ku qytetarët e quajnë “Karpallëk” dhe ajo pjesë u dogj tërësisht. Ne mundëm të shpëtojmë një bletar me kosheret e bletëve dhe mundëm ta shpëtojmë edhe dhënësin e valëve në Karpallëk.Kemi një zjarrfikës që mbrëmë e patëm në spital sepse mori helmim, pra dihet që ne kohë pas kohe rrezikohemi nga helmimi prej tymit, por gjendja e tij është stabile për momentin”, tha Avni Ameti, Kryeshef i Njësisë Territoriale kundër Zjarrit Tetovë.

    Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Alii tha se për momentin gjendja është nën kontroll, por në rast urgjence, mund të ndërhyhet edhe me avion e helikopterë nga ajri.

    “Mbrëmë situata ishte tejet shqetësuese por nuk pati rrezik për vendbanimet. Bashkë me komandantin deri në mëngjes ishim këtu dhe falënderoj zjarrfikësit e Tetovës që bënë të pamundurën për ta shuar zjarrin. Avionët për momentin janë në pistë dhe presin nga ne për të parë si është gjendja dhe për disa minuta mund të arrijnë këtu”, tha Muhamed Ali, Drejtor i QMK.

    Zjarre aktive për momentin në vend nuk ka, ndërsa dy zjarret e mëdha që shpërthyen mbrëmë, sipas informatave të para nga ajo që është parë, dyshohet të jenë vendosur nga dora e njeriut, edhe atë duke ndezur goma makinash. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shkëndija do të ndeshet me këta rivalë në Conference League!

    Lajmi i rradhës

    ShBA: plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë