Pas shortit të hedhur të premten në Monaco, skuadra e kuqezi ka mësuar rivalët e saj në fazën e ligës të UEFA Conference League 2025/26.
Shkëndija do të përballet me gjashtë kundërshtarë në kuadër të fazës së ligës, ku 36 skuadra garojnë për një vend në fazën me eliminim direkt. Kuqezinjtë do të kenë përballje të mëdha kundër: Slovan Bratislava (Sllovakia), Rayo Vallacano (Spanjë), Jagellonia (Poloni), Drita (Kosovë), Shelbourne (Irlandë) dhe AEK Larnaca (Qipro).
Kalendari dhe formati
Faza e ligës nis në fillim të tetorit (2 tetor) dhe përfundon më 18 dhjetor, me gjashtë ndeshje gjithsej, tre në Shkup dhe tre si mysafirë.
Skuadrat që përfundojnë nga vendi i parë deri në të tetin kualifikohen direkt, ekipet e renditura në pozitat 9–24 garojnë në një raund play-off, ndërsa skuadrat që përfundojnë nga pozitat 25–36 skualifikohen.
UEFA do të publikojë oraret e sakta të ndeshjeve më 31 gusht.
Ndeshjet e Shkëndijës:
Vendas (Shkup): Slovan Bratislava, Jagellonia dhe Shelbourne.
Mysafirë: Rayo Vallacano, Drita dhe AEK Larnaca.






