“Zoti ju ruajt në kurbet” / Lypsarët “vërshojnë” rrugët e Dibrës

    Dibra këto ditë po gjallëron me ardhjen e mërgimtarëve nga Amerika dhe Evropa. Qyteti ka marr pamjen ku ka jetë, ku ka lëvizje, ahengje, argëtime, zbavitje dhe kur ka lëvizje më të madhe si në rrugët e qytetit ashtu edhe nëpër kafeteritë, baret, restorantet dhe objektet e tjera shërbyese të mbushura përplot. Por, pos kësaj gjallërimi nuk mungojnë edhe lypësit. Ata janë mysafir të pa ftuar si në rrugët e qytetit, restorante, kafeteri, por edhe duke trokitur derë më derë.

    Drejtori i Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër, Kreshik Paçuku për gazetën KOHA, thotë se lypësit në qytet mund ti takosh në çdo vend e veçmas në rrugën kryesore të Dibrës.

    “Me ardhjen e mërgimtarëve në Dibër u rrit edhe numri i lypsarëve. Ne si Qendër ndërkomunale për Punë Sociale kemi aktivitete për këtë dukuri një herë në muaj që dalim në teren. Kemi takuar lypsa i kemi marrrë në bisedime duke i regjistruar edhe se kush janë dhe nga vijnë për t’i dorëzuar nëpër Qendrat sociale të qyteteve nga vijnë. Mirëpo pas kontakteve që kemi pasur me të Qendrave rreth personave që na kanë dhënë ato emra identiteti, nuk figurojnë askund me atë emër dhe mbiemër. Kështu që na japin identitete të rrejshme. I kemi paraqitur tek kompetentët të cilët kanë siguruar edhe largimin e tyre nga qyteti. Por të nesërmen sërisht të njejtat figura i shohim duke lypur nëpër qytet”, thotë Kreshnik Paçuku.

    Ai shton se lypësit kryesisht janë nga qytete e Maqedonisë Lindore dhe kjo dukuri paraqitet çdo vit sidomos gjatë ardhjes së mërgimtarëve.

    Rritja e numrit të lypësve është një dukuri që në kontinuitet e shoqëron Dibër e jo vetëm. Edhe në komunat rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostush. Edhe në këta komuna kanë ardhur një numër i madh i mërgimtarëve, por nuk mungon dhe pranimi i lypsarëve. Edhe përkundër temperaturave përvëluese që vendi jonë është duke kaluar, rrugët e qytetit janë të mbushur me lëmoshkërkues. Ata janë mysafir të paftuar edhe në bare, restorante, kafeteri dhe shqetësojnë edhe klientët duke ju “vardisur”, nëpër tavolinë që t’ju falin ndonjë denarë. Arben. L. Pronar në një kafe në Dibër thotë se na i mërzisin edhe klientët të cilët dëshirojnë të kalojnë çaste relaksi. Mërgimtarët me të vërtet janë dorëdhënës, por edhe ata e ndjejnë veten në siklet sidomos kur i bekojnë me urata siç i kanë mësuar përmendsh “Zoti ju ruajt në kurbet”.

    Por, është edhe një pamje e dhimbshme kur i vendosin fëmije të vegjël në prehër që të ta tërheq vëmendjen e të prekin kalimthi të qarat e fëmijës për të tërheq më shumë para. Ata tash më i dinë edhe pikët më të frekuentuara ku mund të përfitojnë më shumë para. Ditën e xhuma ata janë para xhamive. Besimtarët duhet të kalojnë si në “carinë”m nga këta lypës për të hyrë në xhami e për tu falë.

    Kohën e fundit është i madh edhe numri i lypësve që enden derë më derë nëpër shtëpitë e dibranëve. Ata duke trokitur e duke tërhequr me vete dy apo tre fëmijë kërkojnë para, ushqime, veshmbathje dhe gjëra të tjera. Por shpesh herë dibranët ankohen se kanë qëlluar edhe vjedhje nga ana e lypësve që kanë gjetur gjësende nëpër oborret e tyre.

    Këta mysafir të paftuar janë në Dibër thuajse çdo verë. Ata përfitojnë dhe e dinë edhe sezonin e fitimit që përfitojnë në Dibër.

    Lajmi Paraprak

    Rënie e temperaturave ditore në javën në vijim, më e ndjeshme nga e mërkura

    Lajmi i rradhës

    RMV, studentët refuzojnë punën sezonale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë