Zvicra nesër voton për të hequr qafe apo jo masat e rrepta kundër Covid-19

    Gati me dy të tretat e popullsisë së vaksinuar plotësisht, zviceranët kanë një nga normat më të ulëta të vaksinimit kundër COVID-19 në Europën Perëndimore. Tani, numri i njerëzve të infektuar me coronavirus po rritet çdo ditë në mënyrë eksponenciale.

    Ende nuk dihet nëse Zvicra do të marrë masa më të rrepta apo do t’i lehtësojë më tutje, raporton bbc.

    Në fakt, të dielën, Zvicra voton për të hequr qafe apo jo disa prej kufizimeve të sjella shkaku i pandemisë, transmeton Telegrafi.

    Që nga fillimi i pandemisë, qeveria zvicerane ka kryer një zbatuar rregulla të ndërlikuara, duke u përpjekur të vendosë masa për të kontrolluar përhapjen e COVID-19, duke i qëndruar ende besnike sistemit të demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës, në të cilin qeveria ka pak fuqi formale dhe njerëzit kanë fjalën e fundit.

    Bllokimet në Zvicër nuk ishin asnjëherë të rrepta sikur i sollën fqinjët e saj, Gjermania dhe Austria. Njerëzit u lejuan të ushtrohen në ambiente të hapura dhe mbyllura gjersa shkollat u mbyllën vetëm për disa javë.

    Por verën e kaluar, me rënien dramatike të rasteve, Zvicra nuk pati as një ditë “lirie” sikur Mbretëria e Bashkuar, e cila hoqi pothuajse të gjitha masat.

    Në vend të kësaj, Zvicra kërkonte një certifikatë COVID-19 me dëshmi të vaksinimit, test negativ ose të shërimit prej virusit. Në muajin shtator, këto masa u bënë të detyrueshme për hyrje në bare, kafene, restorante, kinema, muze dhe ngjarje sportive.

    Pra, sapo të numërohen votat e së dielës, ministri i shëndetësisë do t’i rikthehet punës së zymtë të numërimit të rasteve në rritje me virus dhe ka të ngjarë të fillojë të mendojë se cilat kufizime të reja mund të jenë të nevojshme.

    Zemërimi, frika dhe ndarja sociale e lindur nga pandemia nuk mund të zgjidhen me një referendum ose dy gjersa demonstratat me siguri do të vazhdojnë, në Zvicër dhe në mbarë Evropën. 

    Lajmi Paraprak

    Shkupi në mesin e pesë kryeqyteteve më të ndotura në botë

    Lajmi i rradhës

    Kosova dhe Shqipëria të mësojnë nga njëra-tjetra!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë