Zvicra u thotë lamturmirë masave kufizuese të Covid-19

    Fotografia: KEYSTONE-SDA.CH

    Mirupafshim, Kovid-certifikatë! Ashtu siç pritej, pjesa më e madhe e kufizimeve kundër Covid-19 do të hiqen nga nesër (17 shkurt) në Zvicër. Në terma konkretë kjo do të thotë:

    • Nuk ka më asnjë detyrim për t’u kërkuar certifikata, qoftë në restorante, kinema, teatro apo në ngjarje tjera. Gjithashtu, kantonet lejohet t’i përmbahen asaj.
    • Maskat nuk nevojiten më në vendin e punës, në dyqane, në ambiente të brendshme të restoranteve apo në ngjarje.
    • Në të ardhmen, nuk do të ketë më rekomandim që të punohet nga shtëpia.

    Po kështu, kufizimet për takimet private, si dhe kërkesa për autorizim për ngjarje të mëdha, nuk do të jenë kërkesa në fuqi. Kufizimet vullnetare të kapaciteteve në dyqane dhe teleferikë kanë përfunduar gjithashtu.

    Masat në kufi janë hequr, nuk ka më kërkesa për hyrje.

    Megjithatë, maska ​​ende nuk është zhdukur plotësisht nga përditshmëria në jetën e zviceranëve, sepse mbeten në fuqi dy masa:

    • Kërkesa për maska ​​në transportin publik dhe në objektet shëndetësore do të qëndrojë deri në fund të muajit mars. Përjashtohen banorët e shtëpive të pensioneve dhe të të moshuarve. Kantonet mund të jenë më të rrepta.

    Vazhdon të zbatohet edhe detyrimi për izolimin e personave që kanë rezultuar pozitivë (Covid-19)

    Nëse situata zhvillohet sipas parashikimeve, situata pandemike do të përfundojë më 1 prill, përaktësisht pas kësaj bien edhe kërkesa për maskë në transportin publik dhe kërkesa e izolimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bilingualizmi dhe fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Mari Kyri, shkencëtarja e vetme që ka fituar dy Çmime Nobel në dy disiplina të ndryshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë