Zyberi: Qeveria asnjëherë nuk më ka ftuar që t’i prezantojë sugjerimet dhe vërejtjet e mia

    Nga fillimi i vitit deri tani, në zyrën e Avokatit të popullit kanë arritur gjithsej 450 ankesa nga fusha e drejtësisë, ndërkaq rreth gjysma e tyre janë për punën e përmbaruesve. Për këtë arsye Naser Zyberi në Qeveri ka dorëzuar iniciativë për hartimin e një projektligji për plotësimin e Ligjit për Përmbarim në pjesën e kamatës në procedurat përmbaruese. Me këtë nismë propozohet që kamata ndëshkuese të mos jetë më e madhe se borxhi kryesor, përcjell Nistori.

    “Nëse kihet parasysh gjendja ekonomike e borxhlive, ata nuk janë në gjendje thuajse asnjëherë të sigurojnë mjete të mjaftueshme që ta mbyllin borxhin për njëherë ndaj kreditorit, përfshirë këtu edhe shpenzimet në noter dhe avokatë e kështu me radhë. Vijnë në situatë që në mënyrë permanente, gjithë jetës të jenë borxhlinj. Gjithsesi të paguajnë këste gjithë jetën dhe asnjëherë të mos lirohen nga kjo”, tha në ClickPlus në TV21, Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

    Zyberi thotë se nga institucionet ende nuk ka reagim ndaj iniciativës së tij.

    “Kuvendi njëherë ka shfaqur vullnet në vitin 2020 kur bëri ndryshime në Ligjin për marrëdhënie obligative, ku rregullohen kamatat edhe në Ligjin për përmbarim dhe atëherë u limitua kamata, ndërsa ne propozimin e njëjte po e rekomandojmë edhe për kamatën ndëshkuese, e cila thotë se kur ta arrijë lartësinë e borxhit bazë, të ndalojë të llogaritet kamata”, theksoi Naser Zyberi, Avokat i Popullit.

    Në të kaluarën ka pasur tentativa për shlyerjen e borxheve, por nuk kanë qenë aq të suksesshme, sepse qeveria mund t’i udhëzojë kompanitë private të shlyejnë borxhet apo kamatat, por nuk mund t’i detyrojë ligjërish dhe një pjesë e madhe e detyrimeve janë pikërisht nga këto kompani, borxhe për energjinë e konsumuar, shërbimet e telefonisë mobile dhe fikse.Iniciativa është dorëzuar në Qeveri, ndërsa Zyberi pret që ekzekutivi, por edhe deputetët ta shqyrtojnë seriozisht kërkesën.

    Në pyetjen se sa herë ka qenë i ftuar në Qeveri që në seancë t’i prezantojë sugjerimet dhe vërejtjet e tij, Zyberi tha se nuk është ftuar asnjëherë.

    “Fatkeqësisht qeveria asnjëherë nuk më ka ftuar. Të debatohet mbi informacionet që Avokati i popullit do t’ua dërgojë institucioneve të caktuara që e pengojnë punën e Avokatit të popullit. Më së shumti që bën qeveria është që të më njoftojë në mënyrë të shkruar se kanë vepruar, se kanë dorëzuar kërkesa deri tek institucioni kompetent dhe në mënyrë shtesë institucioni të reagojë, përkatësisht të fillojë të bashkëpunojë me institucionin avokat i popullit”, shtoi Zyberi.

    Zyberi u ankua se një vit e gjysmë institucioni avokat i popullit nuk ka zëvendës. Propozimet tashmë janë dorëzuar me emra konkretë, por assesi të vijnë në radhë në Kuvend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ‘Dashuria është malli për gjysmën e vetes që kemi humbur’

    Lajmi i rradhës

    Mbappe nuk është më lojtari më i vlefshëm në botë, Haaland e tejkalon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë