Mbappe nuk është më lojtari më i vlefshëm në botë, Haaland e tejkalon

    Portali i specializuar për transferime, ‘Transfermarkt’, ka publikuar të dhënat e reja për futbollistët më të shtrenjtë sot dhe sipas vlerësimeve të tyre, norvegjezi Erling Haaland është aktualisht lojtari më i vlefshmi.

    Golashënuesi i kombëtares norvegjeze dhe Manchester Cityt këtë sezon shënoi 22 gola në të gjitha garat, gjë që ndikoi në vlerën e tij, e cila aktualisht është 170 milionë euro.

    Kështu Haaland ka kaluar në vend të parë, duke lënë pas sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, vlera aktuale e të cilit është 160 milionë euro.

    Vendin e tretë e mban anësori i Real Madridit, Junior Vinicius, i cili vlen 120 milionë euro

    Në top pesëshen janë edhe dy lojtarë të rinj, Phil Phoden nga Manchester City me vlerë 110 milionë euro dhe Pedri nga Barcelona, ​​i cili sipas këtij portali kap vlerën e 90 milionë eurove.

    Në dhjetëshen e parë janë edhe Jude Bellingham dhe Bakayo Saka, me një vlerë prej 90 milionë eurosh, si dhe Harry Kane nga Tottenham.

    I nënti është Dusan Vlahovic nga Juventusi dhe vlera e tij është 85 milionë euro, ndërsa vendi në top 10 i takon lojtarit të ri të Bayernit, Jamal Musiala, vlera e të cilit llogaritet në 80 milionë euro.

    Lajmi Paraprak

    Zyberi: Qeveria asnjëherë nuk më ka ftuar që t’i prezantojë sugjerimet dhe vërejtjet e mia

    Lajmi i rradhës

    Pleqtë në duart e kujt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë