ZYRTARE | Krenar Lloga do të udhëheqë ministrinë e Drejtësisë, Fatmir Mexhiti atë të Shëndetësisë

    Dy ministri do të jenë në duart e Aleancën për Shqiptarët. Sipas burimeve të Nistorit, Krenar Lloga do të jetë ministër i Drejtësisë, ndërsa ministër i Shëndetësisë do të jetë Fatmir Mexhiti. Përveç ministrive, ASh do të menaxhojë edhe dy zv.ministra, gjegjësisht Tiron Jajaga do të jetë në Mbrojtje, ndërsa në Bujqësi, Vjollcë Berisha.

    Nga ASh për Nistorin thonë se, nëse Alternativa vendos të dalë nga Qeveria, atëherë posti ministror – Shoqëri Informatike do t’i takojë Aleancës, nëse Alternativa vazhdon të mbetet në Qeveri, ASh-së do t’i takojë posti i zëvendëskryeministrit, në të cilin parashihet të udheheqë me të Elmi Aziri. Nëse kjo ndodh, atëherë Aziri duhet të tërhiqet nga pozita e deputetit, ndërsa atë e pason Bujare Abazi.

    Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.
    Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë. 
    Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike.
    Vjollcë Berisha, Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
    Tiron Jajaga, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes. 

    /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Geer: Flamuri europian duhet të përdoret vetëm për standarde europiane

    Lajmi i rradhës

    Alternativa të dielën vendos për (mos)daljen nga Qeveria

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë