Alternativa të dielën vendos për (mos)daljen nga Qeveria

    Kryesia më e ngushtë e partisë Alternativa do të vendosë këtë të dielë (12.02.2023) në ora 16:00 në lidhje me vendimin nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë apo do të shkëputet nga Qeveria, përcjell Nistori.

    Alternativa është në koordinim të vazhdueshëm. Me vëmendje jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian. Posaçërisht mënyra me të cilën dikush e nënçmon performancën tonë para 12 muajve për shpëtim të shumicës parlamentare, përzgjedhja e Dimitar Kovaçevski si kryeministër dhe si pasojë e kësaj sigurimi i bisedimeve me BE. Në përputhje me përcaktimet statutore sot kemi vendosur që qëndrimin final do ta ndërtojmë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16.00 në selinë partiake në Tetovë. Gjithnjë duke udhëhequr nga ajo se çfarë është mirë për të ardhmen e shtetit dhe për të ardhmen e AlternAtivës. Arsyetojmë me maturi, pa emocione të vetëdijshëm plotësisht për sfidat të cilat na presin.” – thonë nga AAA.

    Sipas tyre, nuk do të lejojnë të bien në grackën e cila u është vënë. Nuk do të lejojnë minimum hapësirë që AAA të kontribuojë për proceset që do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ZYRTARE | Krenar Lloga do të udhëheqë ministrinë e Drejtësisë, Fatmir Mexhiti atë të Shëndetësisë

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Kulturës ndan 12.5 milionë euro për këtë vit për projekte në fushën e kulturës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë