2023- viti politik për Malin e Zi në Bashkimin Europian

    ARDIT GJINALI

    2023-shi po e gjen Republikën e Malit të Zi në një stinë politike intensiven përkatësisht në zgjedhjet e parashikuara Presidenciale dhe të njëjtat Parlamentare të parakohshme të shkaktuara si një pasojë e një krize politike që zgjat në kohë prej fundgushtit 2020, përkatësisht viti i zhvillimit të zgjedhjeve të mëparshme të rregullta Parlamentare. Një krizë politike e vazhdueshme, e ndërprerë në segmente të shkurtra kohore për t’u thelluar në të njëjtën kushtetuese…. plotësimi i munguar i vendeve të Gjykatës Kushtetuese mbetet shembulli i thellimit dhe pasojës që kriza politike ka shkaktuar në funksionimin efektiv të Republikës;- nga ana tjetër, thirrjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të Komunitetit Ndërkombëtar për zgjidhjen dëshmojnë rëndësinë thelbësore të zgjidhjes së të quajturit ngërç të zgjatur në territorin politik të një aktori politik thelbësor në Rajon si Republika e Malit të Zi.

    Segmenti kohor, i tilli jo vetëm kalendarik, por i një rëndësie politike thelbësore ;- me pikënisje kohore më 19 mars, raundi i parë i Presidencialeve i pasuar nga 2 prilli që është raundi përfundimtar i të njëjtave për të përfunduar ciklin elektoral me zgjedhjet e parakohshme Parlamentare që do të mbahen më 11 qershor 2023, gjithashtu.

    Republika e Malit të Zi, e tilla e shpallur e pavarur pas referendumit të vitit 2006 ka shënuar hapa të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga kapitujt e procesit të negociatave me Bashkimin Europian; – në të njëjtën kohë, procesi i Integrimit Euro-Atlantik është plotësuar paraprakisht me anëtarësimin e vendit në NATO, përkatësisht në vitin 2017. Ky vit politik zgjedhor mbetet thelbësor në përcaktimin politik të një qeverie që do të përfundonte rrugën e Integrimit Europian të vendit, përafërsisht në vigjilje të 20-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit.

    Një anëtarësim i Malit të Zi në Bashkimin Europian në periudhën politike kalendarike 2025-2026 do të shënonte fillimin e prekshëm të efekteve të përmbushjes së angazhimeve së ndërmarra nga secili shtet, i njëjti do të ishte shembulli pozitiv ndikues drejt vendeve të tjera të Rajonit;- një përmbyllje e pezullive politike që burojnë nga nacionalizmi arkaik.

    Shpallja e pavarësisë së Republikës së Malit të Zi më 2006 shënoi fillesën e ndryshimeve thelbësore në rajonin e Ballkanit përkatësisht në shpalljen e mëvonshme të Pavarësisë së Kosovës apo dhe në përparimin e mëtejshëm të vendeve drejt Integrimit… periudha 2006-2013 mbetet periudha e një entuziazmi Europian i dëshmuar në avancimin e rrugës Integruese së secilit vend, i tilli i zbehur në dekadën e fundit , por tanimë i shndërruar në një vëmendje të shtuar të Unionit me qëllimin politik fundor- Integrimin e plotë të vendeve të Rajonit.

    Pjesëmarrja e lartë qytetare në raundin e parë të zgjedhjeve Presidenciale, përkatësisht 63.4 për qind ose afërsisht rreth 344.700 votues është shprehja e qartë e një shqetësimi pozitiv qytetar mbi perspektivën perëndimore të vendit ;- kriza politike e vazhdueshme nuk shkurajoi angazhimin për pjesëmarrje në këtë ushtrim demokratik të vullnetit, e njëjta u shndërrua në një mundësi qytetare konfirmuese politikisht zëlartë mbi drejtimin e pandryshuar kah përmbushjes së reformave Euro-Integruese; – përtej rezultatit të pritshëm zgjedhor kah raundit të dytë, pjesëmarrja e lartë ishte mesazhi që tejkalon emrin fitues të Presidencialeve më 2 prill 2023. Nga ana tjetër, pritshmëria për një rritje të numrit të votuesve në raundin e dytë mbetet realiste në koherencë me angazhimin e shtuar politik jo vetëm të palëve garuese mbi rezultatin përfundimtar, por gjithashtu të gjithë faktorëve të tjerë, përkatësisht politikë dhe etnikë, gjithashtu.

    Përtej pjesëmarrjes së lartë në zgjedhje gjatë raundit të parë, në vendbanime me shumicë shqiptare, përkatësisht në Komunën e Tuzit, pjesëmarrja shënoi nivele jo të larta, të tillat jo si shkak shkurajimi prej krizës politike apo interes i munguar politik, por kryesisht prej faktit të parashikueshëm politik mbi pamundësinë e secilit kandidat për të realizuar fitore në raundin e parë zgjedhor Presidencial.

    Flukset qytetare me përkatësi etnike shqiptare do të rrisin pjesëmarrjen e tyre zgjedhore në raundin e dytë zgjedhor, një dëshmi jo vetëm e përgjegjshmërisë qytetare-demokratike, por gjithashtu dëshmi e ndikimit të përcaktimit të një përballjeje elektorale;- përcaktueshmëri që do të rriste statusin politik të faktorit Shqiptar përkatësisht në secilën negociatë politike të së ardhmes dhe në jetësimin e plotë të vizionit të një Republikë shumë-etnike të Integruar në Bashkimin Europian. Një rezultat përfundimtar zgjedhor mbi Presidencialet pritshmërisht i ngushtë shënon rritjen e rëndësisë së secilës votë nga të dy kandidatët dhe mund të shfrytëzohej pozitivisht për rritjen e peshës specifike së faktorit politik shqiptar në vend.

    Fryma politike pozitive që buron nga zgjedhjet komunale në Komunën e Tuzit duhet të shndërrohet në një vazhdimësi pozitive të rritjes së bashkëpunimit mes faktorëve politikë shqiptarë. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mund dhe duhet të jetë vazhdimi i një mendësie pozitive që duhet të jetësohet në një angazhim të përbashkët politik në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme ku fitorja e tre mandateve Parlamentare nga faktori politik shqiptar do të garantonte numrat e nevojshëm parlamentarë në mbështetje mbi secilën qeveri pro-Perëndimore që do të votëbesohej në Parlamentin e ardhshëm, pavarësisht forcës politike udhëheqëse apo emrit të Kryeministrit të ardhshëm të vendit, gjithashtu.

    Ky mandat i ardhshëm qeverisës, përkatësisht 2023-2027, mund të përmbushet i plotë, jo vetëm mekanikisht, por gjithashtu thelbësisht në dritën e zhvillimeve të mëtejshme gjeopolitike që do të shënonin Integrimin e plotë të Republikës në numër të vogël në popullsi, por thelbësisht e rëndësishme në kontekstin gjeopolitik në Rajonin e Ballkanit.

    Koha politike thërret një vendimmarrje të kujdesshme të faktorit politik shqiptar në Republikën e Malit të Zi, larg qëllimeve afatshkurtra të qëllimeve vetjake, e njëjta thërret një pjesëmarrje masive të votuesve me përkatësi etnike Shqiptare në secilën prej zgjedhjeve, Presidenciale dhe të parakohshme Parlamentare; – mbetet një moment thelbësisht historik dhe i rëndësishëm ku faktori politik mund të shënjojë politikisht pozitën politike dhe të shndërrohet në një garancë të stabilitetit politik gjatë mandatit të ardhshëm politik, me rëndësi historike, gjithashtu. Momenti politik thërret ndërgjegjen politike për të kujtuar secilën të arritur të deritanishme, me ambicien pozitive shtet-konsoliduese për një rritje thelbësore të rolit të Shqiptarëve si shembulli i një Mali të Zi demokratik dhe shumë-etnik në përputhje me frymën dhe kriteret e Kopenhagenit.

    Anëtarësimi i Republikës së Malit të Zi do të shënonte një fitore të rëndësishme ndaj ndikimit Rus në rajonin e Ballkanit dhe një rrugëtim të ri politik të Rajonit në tërësi përkatësisht në një kontekst të ri të një beteje të fituar në konfliktin në Ukrainë, gjithashtu. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Pse të rinjtë kalojnë aq shumë kohë në TikTok?

    Lajmi i rradhës

    Vdekja e gjashtë vjeçares, inspektorati nuk konstaton gabim mjekësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë