28 Nëntori mes dashurisë reale për kombin dhe kamuflimit!

    Belkis Latifi

    Thotë Zoti Fuqiplotë në kaptinën Huxhurat, vargu numër trembëdhjetë: “ O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat)…”

    Ka thënë Profeti alejhi selam: “Gjithë njerëzimi janë nga Ademi dhe Havaja. Vërtet, arabi nuk ka kurrfarë përparësie mbi jo-arabin dhe jo-arabi nuk ka kurrfarë përparësie mbi arabin. Gjithashtu një i bardhë nuk ka përparësi mbi një të zi, as një i zi nuk ka përparësi mbi një të bardhë, përveçse me devotshmëri dhe vepra të mira”.

    E bëmë një hyrje me fjalët e Zotit Fuqiplotë dhe të Dërguarit tonë me qëllim që t’a kemi më të lehtë përcjelljen e mesazhit me pretekstin që ne synojmë. Në fillim duhet t’a kemi parasysh se Zoti na ka bërë popuj (shqiptarë, turk, gjerman, arab, etj) me qëllim që ne të njihemi me njëri tjetrin. Pra kjo është esenca e krijimit të popujve nga Allahu Fuqiplotë. Nga vazhdimësia e versetit Kur’anor dhe hadithit profetik të mëposhtëm gjithashtu arrijmë në konkludim se: pasi që Allahu bëri njërin shqiptarë, e tjetrin turk, e tjetrin gjerman, e tjetrin arab, a do të thotë kjo se vetëvetiu ndonjëri prej nesh ose prej tyre është më i mirë tek Zoti vetëmse i përket një nacionaliteti të caktuar ? – Natyrisht që jo, krejt kjo sepse tek Zoti, më të mirë bëhemi me arritjen e devocionit!

    A është e natyrshme t’a duash kombin tënd?  – S’do mend dhe diskutim se dashuria ndaj atdheut dhe vatanit është e natyrshme. Ne për çdo ditë jetojmë me popullin shqiptarë, flasim shqip, veprojmë shqip dhe jemi shqiptarë. Profetin alejhi selam kur e dëbuan nga Meka në dalje të saj u kthye edhe njëherë për t’a parë vendlindjen, të cilit shikim i’a bashkangjiti fjalët: Oj Meka ime, oj vendlindja ime, sikur të mos më kishin detyruar që të largohem, asnjëherë nuk do të të kisha braktisur!

    Pa pikë diskutimi ne i’u jemi mirënjohës gjithë atyre të cilët dhanë dhe kontributin më të vogël që ky popull të shpëtojë nga kthetrat e armiqve dhe të gëzojë lirinë dhe pavarësinë e saj.Po i bëjmë 109 vite me ditë të flamurit, me ditë të pavarësisë dhe lirisë, me momentet e vështira, me momente gëzimi, momente humbjeje e fitore, por me qenë se kaluan gjithë këta periudhe ku djemtë tanë e dëshmuan atdhedashurinë dhe patriotizmin e tyre, shtrohet pyetja vallë në ditët e sotme kush është patriot i vërtetë dhe si dëshmohet një atdhedashuri?!

    Në ditën e sotme patriot i vërtetë është ai mjek i cili pas gjashtë apo tetë viteve studim të shoqëruar me lodhje, raskapitje, peripeci dhe vështirësi të ndryshme qëndron në atdheun dhe vendlindjen e tij me pagë dhe mjete minimale për punë, duke mos e vlerësuar aspak, duke mos e inkurajuar aspak, dhe duke mos i dhënë asnjë ndihmese morale, kundrejt ofertave të majme të cilat i vijnë nga perendimi dhe kundrejt mundësisë së tij që me aftësitë të cilat i posedon të bëhet një shef reparti dhe mjek me renome. Në ditët e sotme patriot i vërtetë është ai punëtor institucional i cili kundrejt pagës së ulët përsëri nuk e pranon ryshfetin dhe nuk korruptohet. Patriot i vërtetë është ai politikan i ndershëm i cili politikbërjen e tij e ka ndërtuar mbi bazën e drejtësisë dhe mundit që ky popull të sheh ditë më të mira dhe më të mbara. Patriot i vërtetë është ai mësues dhe profesor i cili derdhë djersin dhe jep mundin e tij që të edukojë dhe arsimojë gjeneratat e reja të cilat do të kenë se çfarë t’i japin këtij populli. Patriot të vertetë gjithashtu janë edhe ata hoxhallarë të cilët përskaj mundit të deritanishëm që kanë dhënë për këtë popull, vazhdojnë për çdo ditë duke u munduar që këtij populli t’i mbjellin vlera të mirëfillta, dashuri dhe respekt të ndërsjellë e kështu me radhë.

    Është lehtë që në këtë ditë gjithësecili t’a vendos një flamur në profilin e tij, në shtëpinë e tij, në gjoksin e tij dhe thotë URIME 109 VJETORI, URIME DITA E FLAMURIT, kurse në ANËN TJETËR si politikan, arsimtar, profesor, inxhinier, mjek, student etj., e vjedh të njejtin popull, e tradhëton, e spiunon, e shkatëron dhe e degradon duke mbjellur në vazhdimësi anti vlera.

    Kjo është shumë paradoksale dhe hipokrizi e dukshme të cilët e bëjnë me prektestin për të dëshmuar “dashurinë dhe patriotizmin e madh për shqiptarinë”, të cilën dashuri dhe patriotizëm nuk e ndjenë asnjëherë dhe nuk e dëshmuan asnjëherë përpos fjalëve të cilat i thanë. Dje lexova një status shumë të këndshëm në një nga rrjetet sociale i cili thoshte: Sa shumë e duam atdheun, nga larg.

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori.

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e kontrolleve të shpeshta të automjeteve çon në aksidente fatale

    Lajmi i rradhës

    Përbindshat

    Lajme tjera

    Të qenit rehat me veten, leksioni që na dha pandemia e Covid-19

    Barbara Stefanelli Ndërprerja e jetës normale për shkak të pandemisë e ndryshoi botën, sidomos njerëzit sëbrendshmi. Kjo pasi pandemia i boshatisi rrugët. Dhe si në qytetet e mëdha, ashtu edhe qytezat e vogla, ne të gjithë e pamë befas veten të mbyllur në…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë