A duhen pranuar propozimet e Serbisë për krijimin e asociacioneve

    TEFTA CAMI

    Një pjesë e serbëve të Mitrovicës së Veriut… janë të ardhur si popullsi paraushtarake, që i ka vendosur Milosheviçi në vitet ‘90-të, duke përzënë me dhunë e terror popullsinë autoktone shqiptare. Është kjo popullsi që nxitet nga Beogradi për të krijuar trazira në Republikën e Kosovës.

    Krijimi i asociacioneve serbe që kërkon Serbia dhe dërgimi i forcave ushtarake serbe në territorin e Kosovës, do të thotë copëzim të territorit të Kosovës e krijim të shteteve brenda shtetit, siç e pësoi BosnjaHercegovina, që do të thotë cenim të lirisë e pavarësisë të shqiptarëve në Kosovë. Ç’do të ndodhte në SHBA-në, nëse do të lejohej krijimi i asociacioneve të minoriteteve të shumta dhe ata të mbanin lidhje me shtetin e origjinë, të cilët të ndërhynin në territorin e shtetin e SHBA-së kohë e pa kohë e të kishin të pranishme forca ushtarake???!!!

    E drejta kërkon që minoritetet duhet të zbatojnë ligjet e shtetit ku jetojnë! Në të kundërtën mund të kthehen në vendet e tyre nga kanë ardhur. Publiku është i informuar se Serbia vazhdon të ushtrojë një gjenocid me forma të reja, duke e sanksionuar edhe me ligj, ndaj popullsisë shqiptare autoktone në Luginën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, për t’i shpopulluar nga shqiptarët e për t’i populluar me serbë të ardhur nga Serbia. Gjykimi për krijimin e asosiacioneve serbe dhe dërgimi i forcave ushtarake nga Serbia në Kosovë, do të thotë të copëtohet territori i Kosovës dhe t’i cenohen e privohen liria e pavarësia, që e ka fituar me shumë gjak ndër shekuj, si dhe të plotësohen synimet e shovinistëve serb.

    Ç’bëhet kështu???!!! Përse përkëdhelet Serbia nga institucionet e BE-në? Përse nuk i kërkohet Serbisë të kthejë shqiptarët e zhdukur e dëmeve të pallogaritshme e masakrave që bëri në Kosove gjatë luftës e të tjera si këto? Ç’i kërkohet Kryeministrit të Kosovës, që t’i bëjë lëshime Serbisë për njohje reciproke, që janë në dëm të lirisë e pavarësisë së Kosovës, kur Serbia nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e Qeverisë së Kosovës të pasojave të luftës? Çfarëdo lëshimi e përkëdhelje që vazhdon t’i bëjnë misionarët e BE-së, Serbinë nuk do ta shkëpusin nga Rusia, sepse serbët ruajnë traditën e ardhjes së tyre nga Kaukazi në trevat ilire në Ballkan. Ka ardhur koha që BE dhe SHBA të përkrahin dy shtetet shqiptare për t’u forcuar e bashkuar në një shtet. /Panorama/

    *Ish-ministre e Arsimit dhe e Kulturës

    Lajmi Paraprak

    Dimri teston vendosmërinë e Europës për sakrifica energjetike

    Lajmi i rradhës

    Koncepti i VIP-it të prodhuar nga media private

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë