Analiza | “Gjermania, pse është e rrezikshme të jesh një vend i pasur ekonomikisht, por i dobët ushtarakisht”

    George Friedman

    Ministrja e Jashtme gjermane, deklaroi javën e kaluar se vendi i saj nuk mund të dërgojë më shumë nga armët e veta në Ukrainë, pasi ushtria gjermane ka sasi të pakta në dispozicion. Nëse kjo histori është e vërtetë, kjo do të thotë se Gjermania, me ekonominë më të madhe në Evropë, nuk i ka aktualisht mundësitë për të prodhuar me shpejtësi më shumë armë,pavarësisht se ka premtuar para për prodhimin e armëve për Ukrainën.

    Paratë kanë rëndësi, por vetëm në një masë të caktuar. Kapaciteti i vendeve të tjera të NATO-s për t’i dërguar armë Ukrainës, ka gjithashtu kufizime në aspektin e prodhimit. Edhe pse problemi gjerman ishte parashikuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe Gjermania ka dhënë para në vend të armëve, këtu duhen theksuar disa fakte.

    Së pari, sikurse dihet gjerësisht, Evropa dhe Gjermania po përballen me një dimër shumë të vështirë për shkak të rënies së eksporteve ruse të energjisë. Ka të ngjarë që “defiçiti” gjerman i armëve të jetë një lëshim për Rusinë, por ndoshta jo:Berlini nuk mund ta bënte këtë pa u pikasur nga NATO, që i di kapacitetet e armëve të shteteve anëtare, dhe e gjurmonprodhimin e tyre.

    NATO supozohet se është garantuesi i sovraniteteve kombëtare të Evropës. Gjermania, ekonomia kryesore e Evropës, kishte armë të mjaftueshme për të ofruar një shkallë të vogël mbështetjeje për Ukrainën. Por e vërteta e hidhur, është se lufta në Ukrainë është një konflikt relativisht i vogël, nëse pse tragjik, në tablonë e përgjithshme evropiane.

    Nëse Rusia do të pushtonte gjithë Ukrainën, deri përfshirë kufirin e saj të largët perëndimor, ajo do të ishte teorikisht në pozitën për t’u zhvendosur më në Perëndim drejt vendeve tëNATO-s. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe potencialisht Franca, kanë aftësi të mëdha ushtarake, por Shtetet e Bashkuara do të mbanin mbi supe barrën kryesore.

    Nëse do të ndodhte ky skenar, do të pasonte një tjetër Luftë e Ftohtë dhe potencialisht një tjetër konfrontim me SHBA-në. Prandaj, dështimi i Gjermanisë për të krijuar një industri të mbrojtjes në përpjesëtim me madhësinë e ekonomisë së saj është i papërshtatshëm, dhe ngre pikëpyetje mbi pjesën tjetër të kapacitetit prodhues të Evropës.

    Ky problem lindi nga miti evropian se lufta është e vjetruar, dhe se synimi kryesor i Evropës është të ndërtojë një prosperitet të përhershëm. Tek e fundit motoja e BE-së, është paqja dhe prosperiteti. E para u konsiderua si e dukshme, dhe e dyta pasoi të parën.

    Evropa e ndërtoi këtë mit duke ndërtuar një gati-shtet, në formën e Bashkimit Evropian, qëishte i fokusuar vetëm në mirëqenien ekonomike, me qëllimin e shtuar krijimin e një identiteti evropian. Çështjet ushtarake iu lanë shteteve individuale. Meqenëse ato ishin anëtare të NATO-s dhe si të tilla, duhej të garantonin sigurinë ushtarake të Evropës, Uashingtoni u bë garantuesi de fakto i sigurisë evropiane.

    Deficiti ushtarak gjerman është shumë domethënës. Duke pasur parasysh pozicionin e saj si ekonomia më e madhe evropiane dhe si një anëtare e NATO-s, është e arsyeshme të pritet që Gjermania të mirëmbajë ose ndërtojë objekte të prodhimit të armëve e nxitur nga ndjenja e përgjegjësisë.

    Po ashtu ajo mund ta kishte udhëhequr BE-në në krijimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve apo të forcimit të një ushtrie evropiane. Meqenëse Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetor i BE-së është afërsisht i njëjtë me atë të Amerikës, kjo do t’i lejonte evropianët ta përballonin me armë dhe forca evropiane rrezikun e zhvillimit të një lufte në Ukrainë.

    Meqë një luftë në Evropë ishte e paarsyeshme kur BE-ja nisi të krijohej, askush nuk donte tafinanconte një ndërmarrje të tillë, duke ia lënë atë NATO-s, dhe për rrjedhojë, Shteteve të Bashkuara. Por e vërteta është se BE-ja përbëhet nga anëtarë që nuk i besojnë shumë njëri-tjetrit.

    Struktura komanduese e një ushtrie evropiane do të kontestohej ashpër, dhe do të diskutohejme siguri edhe fuqia në rritje e disa vendeve. Është e rrezikshme të jesh i pasur dhe i dobët. Kombe të tilla shihen shpesh si një “vakt i shijshëm”. Kështu u duket Evropa grabitqarëveglobalë.

    Shtetet e Bashkuara, që janë edhe të pasura dhe të forta, duhet ta mbrojnë Evropën sepse pasuria, teknologjia dhe njohuritë e Evropës në duart e shteteve të tjera, mund të rrezikojnë Shtetet e Bashkuara. Evropianët e kanë zotëruar për shekuj me radhë artin e përdorimitefektiv të dobësisë.

    Unë nuk e konsideroj mungesën e prodhimit ushtarak gjerman si shkak për ndonjë shqetësim real. Por në planin afatgjatë, besimi evropian se kontinenti nuk përballet dot me kërcënime, apo se do të jetë SHBA, ajo që do të marrë përsipër rrezikun dhe koston e mbrojtjes së Evropës, nuk mund të zgjasë edhe për shumë kohë.

    Ndoshta është më mirë që Evropa të mbetet e dobët ushtarakisht. Historia tregon se një kontinent i armatosur mirë por i përçarë është shumë i rrezikshëm. Armatimi dhe çarmatimi janë që të dyja shqetësuese. Diçka që tani nuk është një problem, mund të bëhet gjithmonë i tillë në Evropë pas disa kohësh.

    Shënim:George Friedman, është një parashikues gjeopolitik dhe strateg mbi çështjet ndërkombëtare. Themelues dhe drejtor i thinj-tankut “Geopolitical Futures”. / “Geopolitical Futures” – Bota.al/

    Lajmi Paraprak

    Ivan Krastev: “Muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët në historinë e BE”

    Lajmi i rradhës

    Analiza e BIRN: Qeveria shton rrogëtarët dhe koston në kurriz të taksapaguesve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë