BE-ja më pro Harris-it përballë Trump-it për një botë të qetë!

    Safit Zeqiri

    Në këto momente që e gjithë Bota është me sy e vesh në drejtim përtej Atlantikut shkaku i zgjedhjeve në SHBA për fronin e Shtëpisë së Bardhë, Kontinenti më i vjetër mëse pro Harris kësaj radhe.

    Pse Harris e Jo Trump për udhëheqjen e një ndër vendet më të fuqishme në botën ku kohën e fundit po ndodhin çudirat, e politika bashkë me demokracinë po humbasin epitetin në tërësi dhe vetë definicionin në veçanti.

    Harris kërkon që të rrinjët të dalin e të votojnë e të sigurohen se zeri i tyre është dëgjuar. Trump kërkon që Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.

    Tani rasti Harris më shumë shpresa ka dhënë në vazhdimin e presidencës që nuk afron më shumë se kjo aktuale dhe nuk pritet ndonjë ndryshim as në politikën e brendshme e aspak në atë të jashtme.

    Ndërsa rasti Trump me slloganin e mëparshëm jep më shumë shpresa në ndryshimin e politikës së brendshme, sepse për atë të jashtmen e kishte fulluar e nismën e një “Bote më të qetë”, si dhe zotimin për ndërprerjen e luftës në Ukrainë për 24 orët e para!

    Për dallim nga fushatat e kaluara të zjarrta për mbrojtjen e vendit të paprekshëm nga jashtë, në orët e fundit para zgjedhjeve beteja midis Harris dhe Trump është fokusuar mbi tezat e politikëbërjes së brendshme.

    Nga ana tjetër BE-ja mëse e habitur nga sondazhet e fundit në ShBA, e nga shkaku i investimeve me një dorë tepër të shtrirë duke ndihmuar Ukrainën dobësoi ekonominë në tërë Evropën nga fillimi i invazionit rus. Shumë politikan e analistë mendojnë se Trump është i njëjti sikur në samitet e NATO-s dhe tubimet ndërkombëtare që i bëri gjatë viteve 2016-2020. Sikur duan të thonë se udhëheqësit në Londër, Berlin dhe Paris mund të refuzojnë fitoren e Trump. Por jo edhe disa nga udhëheqësit e djathtë të Evropës, që fitoren e shohin si një justifikim për pozicionet e tyre!

    Fushata e Trump nuk kishte qëllim të tillë, por vetëm se të qetësojë kontinentin e vjetër me atë se mandati i dytë do ishte ndryshe.

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Arvanitët!

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: po i humba zgjedhjet, shkoj te shpija

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë