Çfarë është “opozita e vërtetë” që artikulon Berisha?

    Sebastian Zonja

    “Kuajt ndryshohen, kalorësit mbeten”

    Është aksioni për të legjitimuar ndarjen e Partisë Demokratike në dy subjekte të ndryshme. Ngjarje të këtilla, si kjo e së shtunës, do të shohim shumë në vijim. Duhet të krijohet bindja se ka dy lloje demokratësh, dy lloje opozitash. Kjo do të vijojë me ritëm konstant, në debate televizive dhe protesta në rrugë e para PD-së, deri kur presidenti Meta të lërë pozicionin e tij si kreu i Shtetit. Atë listën e rrogave ruajeni si sytë e ballit që të shihni mirë se kush paguhet për çfarë.

    Me manovra të ndryshme do të ketë një shkrirje dhe plazmim të fuqisë politike të Metës me atë të Berishës për ta kurorëzuar si “Opozita e Bashkuar”, “Opozita e Vërtetë”. Berisha, duke qenë se nuk ka kredenciale dhe moshën e ka të thyer për t’u kthyer në krye të protestave masive, do të jetë Meta në krye të tyre pas pak muajsh. Është politikan vital, mjaft i mprehtë, me eksperiencë dhe narrativën e sovranitetit që nisi Berisha di ta vijojë. Unifikimi i qëndrimeve të Bashës me ato të Ramës është nën këtë prizëm, që të themelohet ideja se opozita e vertëtë është Berisha – Meta dhe jo ajo e PD-së së Bashës.

    Synimi i opozitës Meta – Berisha është po ai që ishte gjatë çadrës së PD-së, protestave studentore etj – të ik Rama e të vijë Veliaj! Në pamundësi për ta bërë kukullën e tyre Basha kryeministër, ku çifti Meta – Berisha do të ndante nderet dhe influencat, do të kemi një tentativë të re për të trafikuar në krye të vendit Erion Veliajn.

    Nën ultimatumin amerikan, Basha hoqi dorë nga bojkoti i zgjedhjeve prej djegies së marrëveshjes së 5 qershorit që u firmos në ambasadën amerikane, ku Rama merrte diku tek 8 deputetë në tavolinë. Basha pranoi gjithashtu që të shpallte non-grata Sali Berishën.Pra, Basha u shpall tradhëtar sepse nuk pranoi, me pahir apo jo, që ta luajë këtë lojë. Por loja do të vijojë, e këtë radhë me një personazh tjetër: Erion Veliajn. Kuajt ndryshohen, kalorësit mbeten.

    8You and 7 others9 CommentsLikeCommentShare

    Lajmi Paraprak

    3 orë ‘luftë’ për të marrë PD-në! Berisha mbyll protestën e dhunshme: Do rikthehemi me forma të fuqishme!

    Lajmi i rradhës

    Mërgimtarët gjallërojnë bizneset në Kumanovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë