Cilat media përhapën deklarata të pabaza të Bërnabiq për raportin e KE për Serbinë?

    Pas publikimit të raporteve të Komisionit Evropian për vendet e rajonit, disa media kanë përhapur deklarata të pabaza të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në lidhje me Raportin e KE-së për Serbinë.

    Në portalin “Deneshen” është publikuar titulli: “BËRNABIQ MBI RAPORTIN E BE-së: KE e njohu përparimin e Serbisë në të gjitha fushat”.

    Mirëpo, në tekstin e raportit të KE për Serbinë, vlerësimi “nuk ka progres” gjendet mbi 20 herë, duke përfshirë edhe kur vlerësohen kapitujt 4, 13, 29, 30 dhe 31.Në tekstin e portalit “Deneshen” transmetohet deklaratë më e gjerë e Bërnabiq, në të cilën ajo pretendon se “KE e ka njohur përparimin e qartë të Serbisë në të gjitha fushat kyçe dhe se nuk ka prapakthim në reforma në asnjë fushë”.

    Mirëpo, në raportin e KE për Serbinë, shihet edhe vlerësimi për “prapakthim”, ose më saktësisht “prapakthim serioz”: “Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës në prill të vitit 2023 shkelin detyrimet e Serbisë nga dialogu dhe paraqesin prapakthim serioz në respektimin e Serbisë të “Marrëveshjes së Parë mbi Parimet që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve” dhe shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes së Drejtësisë të vitit 2015.”

    Gjithashtu, në raport, “Serbisë i bëhet thirrje që të inkurajojë serbët e Kosovës që të kthehen menjëherë në institucione, e Kosova të mundësojë që ky kthim të ndodhë.”

    Prandaj, deklaratat politike të përcjella në mediat maqedonase “Bërnabiq: Nuk ka fushë në të cilën është shënuar prapakthim i Serbisë në raportin e KE”, nuk e kalojnë verifikimin e fakteve, sepse në raport ka edhe një vlerësim për “prapakthim serioz”. Edhe ky rast tregon se mediat nuk duhet vetëm të transmetojnë deklaratat e politikanëve, por edhe t’i verifikojnë ato, sidomos kur verifikimi është i lehtë, si në rastin e raporteve të KE-së të cilat janë publikisht në dispozicion. /IMA/

    Lajmi Paraprak

    Çiftet që nuk postojnë në rrjete sociale janë më të lumtur

    Lajmi i rradhës

    LEN formon grup parlamentar, koordinatore do të jetë Safije Sadiki Shaini

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë