Çmimi i një diplome

    Kristjan Zoto | Aktivist i Lëvizjes Për Universitetin – Shqipëri

    Sot jemi dëshmitarë të vdekjes së universiteteve dhe tregëtisë së dijes. Një milionë e gjysmë lekë për një karton. Sot dija është kthyer në mall dhe diploma në një copë kartoni të noterizuar që vërteton se ti e ke marrë këtë shërbim, pak a shumë si fatura e supermarketit.

    Një milionë e gjysmë lekë për 2 vite mësim me copa dhe pa asnjë gjë të dobishme. Universiteti është kthyer në treg ku kush ka paratë diplomohet. Kjo bën që aty mos të jenë ata më të mirët, por ata që munden të paguajnë.

    Unë e kam fatin që ta paguaj këtë tarifë, fal sakrificës së prindërve dhe sigurimit të një pune me rrogë mesatare prej një viti. Por jam i sigurt që ka shumë të tjerë atje jashtë më të zotët se unë, por që fati nuk është treguar aq i butë me ta. Nga ky sistem arsimimi po humbasim mbase edhe ndonjë çmim “Nobel”, sepse dikush duhet të punoj në vend që të studioj me seriozitet letërsi, mjekësi, fizikë, kimi apo matematikë.

    Në 7 vite si Lëvizje Për Universitetin kemi kërkuar ARSIM PUBLIK FALAS dhe do ta kërkojmë derisa edhe studenti më i varfër të ketë mundësinë për të hyrë në universitet sipas mendjes dhe jo xhepit.

    Mbas blerjes së diplomës, nuk jam më student dhe kontributi në universitet do të jetë tani minimal, por ftoj këdo që është akoma student t’i bashkohet Lëvizjes Për Universitetin edhe nëse ka mundësi të paguaj, sepse është e sigurt që të gjithë e kemi pasur një shok a shoqe në klasë që ka qenë më i mirë se ne por u detyrua të ikë në emigrim apo martohet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A mund të mbijetojë Europa nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz?

    Lajmi i rradhës

    Bota digjitale dhe koncepti i ri mbi pasurinë dhe thesarin

    Lajme tjera

    Luftë dhe shpresë

    DITMIR BUSHATI “Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektivën europiane. Ne duam që ata të jetojnë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë