Demokracia në RMV – A jemi në rrugën e duhur?

    Safit Zeqiri

    Nëse nuk kuptohet fjala “demokraci” ose “bashkësi,” atëherë jemi larg mënyrës demokratike të jetesës në shoqërinë tonë. Të gjitha partitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut angazhohen për një qasje më demokratike përpara anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të tyre. Vetë statuti i tyre përcakton dhe rregullon veprimtaritë politike dhe strukturën organizative, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjin për partitë politike. Megjithatë, ato bëhen të dukshme vetëm gjatë aktiviteteve elektorale, qofshin ato lokale, parlamentare ose presidenciale, ndërsa pas zgjedhjeve bie një “heshtje” e thellë deri në ciklin e ardhshëm.

    Energjia shpenzohet dhe është e vështirë të rifitohet kur partitë nuk angazhohen në aktivitete të përditshme pas fitores ose humbjes. Partitë që mbeten në opozitë zëvendësojnë aktivitetin me kritika të zhurmshme në foltore, debate dhe rrjete sociale, duke deklaruar se do të bëjnë më shumë se ata që kanë pushtetin. Gjithashtu, ka edhe disa koalicionistë opozitarë që janë gjithmonë të pranishëm, por më shumë si “analistë” sesa si protagonistë.

    Më se e ditur se Maqedonia e Veriut është një shtet i vogël për kaq shumë parti politike, por Kushtetuta lejon një gjë të tillë. Kështu që qëllimi i një partie është vetëm për të fituar vota, apo për të ruajtur statusin e saj ose vetëm për anëtarët e saj. Partitë e sidomos ato opozitare duhet të respektojnë të gjithë qytetarët, pa dallim etnik, dhe të synojnë të sigurojnë stabilitet ekonomik e social, si dhe ta çojnë përpara qëllimin e përbashkët për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Statutet e gjitha partive në vend përafërsisht përmbajnë këto parime.

    Opozita shpesh e përqendron energjinë për të fituar vota, duke lënë në hije qëllimet e statutit, programin politik dhe premtimet. Kemi qenë dëshmitarë të njëzet viteve të fundit: sa është bërë dhe sa jetë demokratike kemi përjetuar, dhe sa është forcuar siguria ekonomike dhe sociale. Kur qytetarët do të jenë të kënaqur dhe kur do të shtrohet pyetja e thjeshtë: a jemi një shtet demokratik?

    A duhet të kalojnë edhe njëzet vite të tjera për të filluar të jetojmë në mënyrë demokratike, siç premtohet vazhdimisht para zgjedhjeve? Apo ndoshta duhet të kërkojmë një opsion të tretë, të katërt apo të pestë që nuk ekziston dhe ndoshta nuk do të vijë për shumë vite?

    Realiteti i grumbullimit të votave dhe anëtarësimeve ka marrë formë si praktikë në shoqërinë tonë. Me zgjedhje të shpeshta, për çdo cikël zgjedhor presim fillimin e reformave në gjithçka. Nga ana jonë, nuk dihen pengesat e tjera.

    Të tregohet një herë që dëshirojmë demokraci të vërtetë dhe një jetë demokratike, siç shkruhet në statutet e partive politike. Le të gjejmë dhe zgjidhim një herë e mirë çështjet kyçe për shtetin. Të ndërtojmë një ekonomi të fortë për atë popullsi që kemi, për ata që kanë mbetur këtu dhe nuk janë larguar për një jetë më të mirë në vendet perëndimore.

    Energjia e qytetarëve është konsumuar me euforinë parazgjedhore, pastaj me pritjen për formimin e qeverisë dhe ndryshimin e funksionarëve. Edhe vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje lokale, dhe që kemi kaluar nëpër shumë cikle zgjedhore si ato të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhje lokale, referendum, zgjedhje presidenciale dhe këto të fundit me zgjedhje të presidenciale e parlamentare. Kërkesat e qytetarëve duhet të fillojnë të realizohen sa më shpejt të jetë e mundur!

    Gjërat duhet të ndryshojnë, dhe presim që secili të ndjejë përgjegjësinë e tij, veçanërisht funksionarët që duhet të iniciojnë ndryshimet.

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    I merren komptencat Merkos nga MASh për dy shkolla në Strugë

    Lajmi i rradhës

    Fjalia e fundit e librit është fati i njeriut

    Lajme tjera

    Qyteti i së ardhmes

    ING. ANETA WOLTER Qytetet zënë vetëm dy për qind të sipërfaqes globale të tokës. Por ato konsumojnë 75…
    Më tepër

    Socializmi dhe fabula e tij

    ALADIN STAFA  Në kundërpërgjigje të pakënaqësisë së përgjithshme, shoqëria njerëzore ia ka dalë gjithmonë të krijojë/formësojë modele të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë