“Fenomeni” Maroko, botërori Katar 2022 dhe përplasja e qytetërimeve

    Belkis Latifi

    Qytetërimi dhe kultura, kanë të bëjnë me mënyrën e përgjithshme të jetesës së një populli dhe qytetërimi është kultura e marrë më gjërë. Të dyja përfshijnë ‘’vlerat, normat, institucionet dhe mënyrat e të menduarit, të cilave u kanë dhënë rëndësinë parësore breznitë e njëpasnjshme në një shoqëri të caktuar.” (Bozeman, “Civilizations Under Stress,” f.1)

    Një shoqëri ndërkombëtare ekziston vetëm kur shtetet në sistemin ndërkombëtar kanë interesa të përbashkët dhe vlera të përbashkëta,” “e vështrojnë veten të lidhur prej një tufe të përbashkët rregullash,” “kanë të njëjtin funksionim të institucioneve të përbashkëta,” dhe kanë “një kulturë ose qytetërim të përbashkët.” (Hedley Bull, The Anarchial Society (New York: Columbia University Press, 1997), f.9-13)

    Shikuar nga ky prizëm, deri më tani pashë të proklamuara, thënë kushtimisht, dy ideologji, e dy kultura. Dy qytetërime e dy civilizime. Njëra, ajo që veproi Gjermania e cila shfrytëzoj rastin që brenda fushës së blertë të përçojë mesazhin e saj duke përkrahur një projeksion destruktiv, i cili erdhi si pasojë e qasjes “fundamentaliste” të vetë organizatorit të botërorit (Katarit) dhe të irituar nga mos hapërimi me kulturën ‘’universale’’ të këtij shteti për shkak të deklaratës së autoriteteve të Katarit, “Nuk e ndërrojmë fenë për 28 ditë”, 

    dhe nga ana tjetër një Maroko, që proklamoi një ideologji, kulturë e qytetërim më të natyrshëm, duke i dhënë institucionit familje, vendin më të lartë dhe duke e vënë atë në epiqendër. Unë vrojtova dy porosi krejtësisht të ndryshme. Dy qytetërime. Dy civilizime. 

    Mos vallë, me njërën kulturë unë nuk ndihem inferior, nuk kompleksohem, e madje krekosem nga përkulja ndaj Krijuesit dhe vëndoj nënën në vendin më të lartë që i takon, e me ndjekjen e kulturës tjetër që u përcoll, i përkulem krijesës dhe nëna ime përfundon në azil?! 

    Apo ndofta, vrojtimi im, ka mangësi dhe keqkuptime. Uroj të jetë kjo e fundit!

    Tentativa për një kulturë gjithëpërfshirëse, universale, vazhdon betejën e saj! 

    Samuel P. Huntington në librin e tij të njohur, të botuar në vitin 1998, “Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror” (Lloshi, 2009, f. 69), thotë: “Krishterimi përhapet kryesisht nëpërmjet kthimit në këtë fe, kurse islami nëpërmjet kthimit dhe SHUMËZIMIT.” Përqindja e të krishterëve në botë e arriti kulmin me afër 30% në vitet 1980, u barazua dhe sot është në rënie e ka mundësi që të arrijë afërsisht në 25% të popullsisë botërore nga viti 2025. Si pasojë e përqindjes tejet të lartë të shtimit të popullsisë, përpjesa e myslimanëve në botë do të vijojë të shtohet fort, duke arritur 20% të popullsisë botërore rreth fundit të shekullit, do ta kapërcejë numrin e të krishterëve disa vjet më vonë dhe ka mundësi të arrijë në rreth 30% të popullsisë së botës aty nga viti 2025. 

    Bukur e lexova diku: “Maroko na ripohoi edhe njëherë se qytetërimi ndërtohet duke u nënshtruar dhe jo duke nënshtruar të tjerët.”

    Lajmi Paraprak

    Spitalet e Tetovës, mbushen me pacientë që janë të prekur nga gripi

    Lajmi i rradhës

    Në Strugë nuk ka ciceronë t’u shpjegojë turistëve për bukuritë e qytetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë