OSBE/ODIHR për zgjedhjet e djeshme: në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit

    Foto: Nistori

    OSBE/ODIHR, në një konferencë për media, kanë paraqitur një pasqyrë në lidhje me zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në vend.

    Ata përveç të tjerash kanë thënë se dje u respektuan procedurat zgjedhore por në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit.

    Derisa, një theks të veçantë i kanë dhënë denoncimeve nga një numër i madh i njerëzve për mediat online, që sipas tyre, janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore.

    “Në ditën e votimit u respektuan procedurat zgjedhore por në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit. Dita e zgjedhjeve ishte e qetë. KSHZ-ja plotësoi kriteret dhe u krijua besueshmëria e publikut ndaj procesit zgjedhor. KSHZ-ja përditësoi të dhënat në kohë dhe dëshmoi transparencë. Vëzhguesit tanë kanë monitoruar shumë vendvotime dhe kanë konstatuar votim të qetë. Janë raportuar disa presione dhe votime familjare sporadike”.

    “Disa vendvotime ishin të pa qasshme për personat me aftësi të kufizuara. Disa njerëz kanë denoncuar se një numër i madh i mediave online të regjistruara për reklama zgjedhore janë krijuar vetëm për të thithur fonde gjatë fushatës zgjedhore dhe në disa raste këto fonde i kanë adresuar tek partitë politike”, thanë në konferencë për media OSBE/ODIHR.

    Lajmi Paraprak

    Historiku i zgjedhjeve presidenciale, Kiro Gligorov mbetet i vetmi president i zgjedhur në raundin e parë

    Lajmi i rradhës

    A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë