Fotografia ne mur

    MONIKA STAFA

    Mes përpjekjes për te mbijetuar ne një vend te varfër dhe mjeran ajo mbeti nje Mbretëreshe jo vetem e bukur. Prej një biblioteke ne Budapest ne mes një perandorie duhet te shkonte ne një vend ku balta te zhytej deri ne kërci ne rrugët e kryeqytetit.

    Ne Tirane. Ne Shqipëri. E megjithatë zemra i tha, Po. Sepse ishte e mire. Një njeri i mire qe ne jetën njerëzore është fat edhe ta lexosh kur nuk jeton ne kohen e saj.  Geraldine Appony te dehte me mirësinë e saj. Oh, ç’shpirt te bukur kishte! Kur lexoja për te nder dorëshkrime e dokumente te kohës, kuptoja se zemra e saj gjallonte si te ish zemra e një fëmije. Aq e çiltër dhe e mire ish!!

    Portrete si ajo, janë qenie te rralla qe i vijnë botes, epokave, historisë apo dhe vendeve e kur vijnë mbeten nje thesar.

    Tejet i paçmuar.  Hungaria ishte atdheu i saj por vendi ku kish hyre nuse çuditërisht mbeti dashuria e saj.

    Shqipëria. Ky vend i shqiponjave. Te jete i shqiponjave valle?  Por sot Shqipëria e turperoi.

    Dhe ne muret e korridoreve ku vareshin fotot plot drite te saj, ca lote pas atyre shemtive prej balte pashe te rreshqisnin ngadale.  E pafat isha une, dukej sikur thoshte nenze Trendafili i Bardhe.

    Te pafat dhe keta Zogolle te ngrate! /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Dekorimet e Frankfurtit në prag të Ramazanit

    Lajmi i rradhës

    A ka ardhur koha të kemi më pak karrige në parlament?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë