Francezët me zjarr, shqiptarët me fishekzjarr

    LUTFI DERVISHI

    Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë rrëmujë. Shkaku? Një vendim i Presidenti Macon, për të rritur vetëm me dy vjet moshën e pensionit nga 62 vjeç në një 64 vjeç.

    Francezët, të njohur për dashurinë e tyre të pa masë  për kohën e lirë dhe verën e mirë, nuk e kuptojnë pse duhet të sakrifikojnë dy vjet të tjera punë kur mund të shijonin  pensionin e merituar.

    Ndërsa lajmi u përhap me shpejtësi, rrugët e Parisit u mbushën me aromën e gomave që digjen dhe zhurmat e qytetarëve të pakënaqur. Kulla Eifel, dikur një simbol i dashurisë dhe romancës, tani qëndron si një fener/pishtar proteste, me pankarta që kërkojnë anulimin e këtij vendimi të papëlqyeshëm.  Kafenetë, dikur plot me njerëz të gëzuar dhe biseda të gjalla, tani vlojnë nga debatet e ashpra rreth moshës së pensionit.

    E gjitha kjo nuk do të ndodhte nëse francezët do të ishin njoftuar në kohë se përtej detit Adriatik, qeveria shqiptare e rriti moshën e daljes në pension nga 60 në 65 vjeç…

    Shqipëria, vendi i njohur për trazira dhe kaos, vendi ku për një “plesht djegin jorganin” këtë vendim e quajti “reformë të shkëlqyer”.  Kafenetë e rrugët e Tiranës u mbushën me qytetarë të gëzuar, duke festuar me ngazëllim lajmin se do të punonin edhe pesë vite më shumë.  Hareja dhe zhurma nga muzika u ngjitën aq lart sa Parlamenti u detyrua të mblidhej me urgjencë për të miratuar një ligj të ri për ndotjen akustike.

    Arsyeja se pse francezët protestojnë sot dhe shqiptarët u gëzuan 8 vite më parë për rritjen e moshës së pensionit u zbulua vetëm kohët e fundit.

    Shqiptarët kanë festuar për rritjen e moshës së pensionit se e kanë ditur që në këtë vend do të punojnë indianët, tajlandezët, afrikanët …dhe vetë do të shkojnë për azil, ndoshta në vende si Franca. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Vrasje, kanun dhe kulturë mafioze

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e perspektivës largon të rinjtë nga vendi dhe rajoni

    Lajme tjera

    Formula e pushtetit

    Një nënë, një baba, bijtë që duhet të binden… çështje pushteti. Në shkollë para një profesori… çështje pushteti.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë