“Hajt merre një pagë mujore, nuk varet nga ty asgjë”

    Urim Hasipi

    Edhe pse zgjedhjet lokale mbahen në muajin tetor të këtij vitit, megjithatë tashmë po kalkulohet për emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, megjithatë për emrat e këshilltarëve ka mëpak interesim, sidomos në komunat rurale.  E kaluara na jep tëdrejtë të mendojmë se në komunat rurale, këshilltarët komunalëjanë më pak të angazhuar në krijimin e politikave lokale. Ata zgjidhen sipas parimit, “ Hajt merre një pagë mujore, nuk varet nga ty asgjë”, dhe më pastaj zëri I tyre nuk dëgjohet. Janë tëpaktë ata këshilltarë që kanë arritur të denoncojnë keqpërdorime nëpër komuna, kanë arritur që të pengojnë dëmtimin e pronës publike, uzurpimin e pronës publike, ose së fundmi të ngrejnëalarmin për dëmtimin e natyrës, hedhjen e mbeturinave nëpër tërë fushën e Pollogut, ose në viset malore. Një pjesë tjetër e atyre që kanë qenë këshilltarë e kanë shfrytëzuar këtë post si trampolinë për të arritur qëllimet në karrierë, duke u bërë më pas drejtora, ministra ose deputet.  Pra, qëllimi kryesor ka qenë qëkëshilltarët të jenë në shërbim të kryetarit të komunës për vota në këshill dhe arritjet personale në karrierë. Problem në vete është se këshilltarët asnjëherë nuk denoncojnë se komunat rurale janë në gjendje të rëndë  fiananciare, asnjëherë nuk ngrenë zërin për keqpërdorime, për projektet që nuk kalojnë, ndërsa shumëpak këshilltarë japin propozime. Roli i këshillit komunale  dihet se është shumë më i madh se sa flitet në opinion  kurse gjatë tërëkëtyre viteve është dëshmuar se këshilltarët zgjidhen nga partitëpolitike dhe nuk shihet kualiteti kadrovik, përgatitja e këshilltarëve, shkollimi, qëndrimi dhe fundja aspekti moral. Tërëkëto kualitete që duhet t`I posedojë një kandidat për këshilltarë, që janë të shumtë dhe nuk ka mungesë, megjithatë duhet të jetë I dëgjueshëm i partisë politike ose kryetarit të komunës dhe duhet që të veprojë sipas bindjeve partiake, sidomos në raste kur edhe kryetari I komunës ka shumicën në këshill. Në ato raste, këshilltarët janë më të dëgjueshëm, janë më pak të zëshëm, japin më pak propozime dhe votojnë sipas udhëzimeve që marrin nga selitë partiake. Kjo parktikë duhet që të merr fund dhe këshilltarët duhet të udhëhiqen nga interesi i votuesve, nga interesi i qytetarëve, të lexojnë me kujdes vendimet qëpropozohen dhe të mos del nesër se ka votuar për një plan urbanistik ant-interesave të popullatës, por nuk e ka ditur. Prandaj, rrallë ka këshilltarë  edhe në këshillat komunale nëkomunat më të mëdha që ngrenë zërin edhe pse janë pjesë e shumicës. Si zakonisht, edhe ato të opozitës janë më të zëshëm, po në shumë raste, udhëhiqen nga parimi për të kundërshtuar shumicën dhe sipas instruksioneve që vijnë nga selitë e partive, për të kundërshtuar gjithçka që propozon kryetari. Këshilli komunal në fund të fundit është pjesa e pushtetit që është e lidhur direkt me cilësinë e jetës së qytetarëve, ose thënë më qartë, këshilltarët janë adresa e parë ku qytetarët mund të ankohen. Në këtë drejtim, në zgjedhjet lokale, nga kandidatët që do të zgjidhen si këshilltarë, qytetarët prej tyre presin më shumë punë, më shumë kujdes se çka votojnë, të mos heshtin kur ka padrejtësi ndaj pronës publike dhe shkelet interesi I qyetarëve, por edhe të shkojnë të përgaitur në seancë dhe të jenë të gatshëm të propozojnë zgjidhje edhe më të mira por edhe kreative. Në të kundërtën, do të vazhdojë avazi i vjetër, këshilltarë të painteresuar, votim të pikave pa e ditur përmbajtjen dhe në pa ja dëgjuar kush zërin për katër vite.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Ndotja nga KME Manastir e dukshme me sy, por vështirë të provohet sepse nuk matet siç duhet

    Lajme tjera

    Të mbrosh veten

    Justinian Topulli Ka kohë që opinioni publik shqiptar është tronditur nga raste të përsëritura përdhunimesh, individuale ose në…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë