Imagjinoni sikur Rama të urdhërojë pagesën e dëmit të një grup “skifterësh” shqiptarë në Milano, vlera luhatet nga 100-500 mijë euro!

    Lutfi Dervishi

    Pjepri e ka bishtin prapa

    Pas zhurmës së madhe  për një faturë të pa paguar me vlerë 80 euro ka ardhur menjëherë reagimi italian:

    “Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, thotë deklarata e ambasadës italiane.

    Parimi i reciprocitetit është normë themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare

    Për reciprocitet imagjinoni të lexoni neser një deklaratë të ambasadës shqiptare ne Itali.

    “Sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama, kryem pagesën e llogarisë së dëmit të bërë nga një grup “skifterësh” shqiptarë në një lagje të  Milanos. Shqiptarët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla me skifterë të mos përsëriten më”

    Vlera e një fature të skifterëve luhatet nga 100-500 mijë euro

    Pjepri (Meloni ne italisht) e ka bishtin prapa…

    Lajmi Paraprak

    Politikanët dhe mediat e RMV-së sërish ranë në listën e Shangait

    Lajmi i rradhës

    Ç’fatkeqësi, po të ishim të pavdekshëm!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë