“JO” propozimit francez, “PO” gjuhës së urrejtjes

    Safit Zeqiri

    Është e vështirë që të jepet një përkufizim i saktë për gjuhën e urrejtjes, por pak a shumë ajo nënkupton atë gjuhë që përdoret për të poshtëruar, fyer, diskriminuar, etiketuar një individ apo një grup për shkak të përkatësisë apo opinioneve të tyre. Një proverb e vjetër shqiptar thotë “Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”, që nënkupton se populli ynë e njeh prej kohësh një lidhje të ngushtë mes gjuhës së folur dhe dhunës së ushtruar.

    Të protestohet është e drejtë kushtetuese dhe organizatorët duhet të njoftojnë prptestuesit për rregullat e protestit “paqësor” që po organizohen në vendin tonë kundër propozimit francez. Por aspak nuk mungojnë brohoritjet antishqiptare nga protestuesit.

    Përmbajtja me urrejtje ndaj shqiptarëve me fjalor të ulët ka qenë, është dhe do të jetë nga kësisoj protestuesish, e kjo protestë nuk mund të jetë as mbi partiake e as mbarëpopullore. Organizatorët e humbën edhe bashkëpunimin me partnerin gjatë zgjedhjeve lokale të 2021-shës.

    Gjuha e urrejtjes nuk po mungon as nëpër rrjetet sociale e cila është në rritje edhe ajo e përkatësisë etnike po merr hov edhe më të madh me profile të fshehura në emër të partisë, që është ngulitur thellë në një pjesë të madhe të simpatizantëve të njërës prej partive më të mëdha opozitare maqedonase, parti e cila i kërkoi votat e shqiptarëve për të fituar Qytetin e Shkupit, duke u fshehur nën kandidaten e “pavarur”.

    Mungesa e praktikës gjyqësore dhe qëndrimi injorant i institucioneve ndaj kësaj dukurie janë vetëm një faktor që kontribuon në ekzistimin e gjuhës së urrejtjes në shoqëri.

    Derisa Facebook, Twitter, Google janë përpjekur të ndërmarrin disa hapa për t’u marrë me gjuhën e urrejtjes, ato kryesisht kanë qenë të pasuksesshme. Edhe pas shumë teksteve të shkruara për parandalimin e gjuhës së urrejtjes, duke filluar nga profesorët universitar, mësimdhënës në shkolla fillore dhe të mesme, aktivistë për lirinë e fjalës, psikologë, pedagogë, sociologë, deri te gjimnazistët dhe në portalet tona dhe muret e tyre në Facebook dhe rrjete të tjera sociale, përsëri nuk vërehet asnjë pikë suksesi.

    Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, a konsiderohet gjuha e urrejtjes përmes rrjeteve sociale një mënyrë efektive për të kërkuar vota? A do të kërkohet nga kjo opozitë maqedonase bashkëpunim kur të vijnë zgjedhjet? A do të kërkohet të bëjnë koalicion për përbërje të Qeverisë?

    Pra, bashkëpunim për vota vetëm gjatë zgjedhjeve dhe për të ardhur në pushtet, e për bashkëqytetarët shqiptarë thirrje për ndarje, fyrje në protestë, e pas gjithë kësaj a duhet të mendojnë liderët që bashkëpunuan për bashkëpunim?

    Me pak fjalë ende vazhdojnë të jenë të pranishme në mentalitetin e “shoqërisë” të protestuesve dhe përkrahësve të tyre një “Maqedoni e Veriut e pastër etnike”, dëshirë që nuk ju vjen as në ëndërr.

    Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    NË MAQEDONI MË LIRË! Çmimi i taksive në kryeqytetet e rajonit

    Lajmi i rradhës

    DHUNA NË FAMILJE | Problem i madh është mosbashkëpunimi i MPB-së dhe qendrave për punë sociale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë