Ju lutem, vetëm mësuesit mos i fajësoni!

    QEMAL ÇEJKU

    Arsimi dhe mësuesit nuk mundeni t’i përdorni deri këtu, fletëlavdërimi të modelit komunist nuk mund të zëvendësojnë strategjitë e zhvillimit të një shoqërie.

    Mësuesit janë shtylla kurrizore e çdo shoqërie. Si edukatorë, mësuesit kanë një efekt të gjerë dhe afatgjatë te nxënësit e tyre. Mësuesit mund të ndikojnë në zgjedhjet e studentëve të tyre për drejtimet dhe karrierën e studimeve në universitet.

    Por jo me propaganda e fletëlavdërimi apo rrufeje, por

    • Vendet me arsim me të zhvilluar si Singapori, rekrutojnë vetëm të diplomuarit më të mirë, por në vijon nga faqja 1 tetë më të mirët vetëm një zgjidhet për mësuesi.

    • Profesorët në universitet duhet të kenë një eksperiencë 10-vjeçare në sistemin arsimor dhe studimi i tyre shkencor duhet të jetë marrë të paktën pesë herë nga shoqëria/ institucionet/ekonomia.

    • Praktikat profesionale të studentëve, duhet të jenë me një sistem pikavarzhi, që lejon apo jo kandidatin të diplomohet për mësuesi.

    • Rrogat e mësuesve duhet të jenë në nivelin më të lartë për administratën civile.

    • Trajnimet për gjatë gjithë punës së tij, të jenë për çdo vit dhe të zhvillohen në universitete të degëve të edukimit, si dhe çdo pesëvjeçar në bazë të kapacitetit të jepet certifikatë e zhvillimit të profesionit.

    • Ministria dhe institucionet e arsimit, mund të mbështesin shkollat duke zbatuar kurrikula më pak strikte, duke i lejuar mësuesit të zgjedhin pedagogjitë dhe teknikat më të mira për t’u mësuar nxënësve të tyre. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Tiranë, zgjerohen hetimet për korrupsion në nivel të lartë

    Lajmi i rradhës

    Ku nuk ka ligj, nuk ka liri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë