Kreshnik, mos harro! Pas koncertit, kontrolloni çmimet e larta në marketet e Tetovës

    Albion Alili

    Meqenëse nesër e gjithë BDI-ja do të vijë në Tetovë të shikojë Taynën, atëherë e rrugës është, konkretisht ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të del nëpër disa markete në Tetovë dhe t’i sheh çmimet e produkteve ushqimore, jo vetëm kaq, por edhe të derivateve të naftës.

    Pas ahengut ku ata do kënaqen me këngë dhe lëvdata në 20 vjetorin e partisë, Bekteshi duhet të përballet edhe me të vërtetën e tij, atë të rritjes enorme të çmimeve të produkteve. Kriza ekonomike në vend ka ngulfatur qytetarët, marrja e barnave tregon realitetin e qytetarëve në vend, ku shumica prej tyre përdorin barna për qetësim, pasi nuk mund t’i përballojnë rritjet e çmimeve. Mirëqenia është duke e prekur fundin, përmes barnave dhe koncerteve qeveria mundohet të u’a laj trurin qytetarëve si mbulesë për krizën ekonomike dhe korrupsionin në vend.

    Z. Bekteshi, fillimisht dilni nëpër markete t’i shihni çmimet dhe të tmerroheni, pastaj mund të shkoni në koncert dhe të kënaqeni. Kuptohet, nese keni arsye për t’u kënaqur! /Nistori/

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Komuniteti rom dhe egjiptian fiton në Strasburg kundër qeverisë shqiptare për diskriminim në shkollë

    Lajmi i rradhës

    Një rezolutë problematike për Maqedoninë u miratua në samitin e PPE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë