Kujdes nga njerëzit amoralë, jo nga Inteligjenca Artificiale

    Peter Rex
    “National Review”

    Roboti i hap sytë, sikur po zgjohet për herë të parë. Ai sheh përreth. Ka konfuzion dhe habi në sytë e ti j, që duken si të gjallë. Ngre njërën dorë para fytyrës, duke i hedhur një shikim që thotë se nuk e ka parë kurrë më parë. Emri i robotit është “Ameca”, dhe  bota e njohu atë në një video të publikuar në fund të muajit të kaluar.

    Kur Elon Musk pa një robot të ngjashëm të prodhuar nga e njëjta kompani disa ditë më vonë deklaroi:”Po vijnë androidët e vërtetë!”. Një kritik i vjetër i Inteligjencës Artificiale, Musk i drejtohet njerëzve të panumërt që i frikësohen një të ardhmeje të përcaktuar nga kjo teknologji e përparuar.

    Kjo frikë ekziston prej më shumë se 50 vjetësh, që kur Stenli Kubrik e përshkroi Inteligjencën Artificiale si një kërcënim vdekjeprurës për njerëzimin në filmin “2001:Një udhëtim në hapësirë. Shqetësime të ngjashme mund të vërehen shumë më herët, në romanin “Frankenstein” të Meri Shellit.

    Ky lloj shqetësimi ka fituar akoma më shumë terren me zhvillimin e vrullshëm tëInteligjencës Artificiale, ndërsa sot makinat po tregojnë gjithnjë e më shumë aftësinë për të krijuar dhe zbatuar detyra komplekse pa ndërveprimin apo drejtimin nga njeriu.

    Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po pyesin tani plot zell:Çfarë do t’i bëjë shoqërisëInteligjenca Artificiale (AI)?

    Është një pyetje ndjellëse dhe shumë e rëndësishme. Por përgjigja do të varet nga përgjigjja e një pyetjeje edhe më të rëndësishme:Kush po e ndërton AI? Inteligjenca Artificiale do të bëjë të keqen apo të mirën e madhe, në varësi të besimeve të atyre që e prodhojnë atë.

    Sot për sot, ajo është duke u ndërtuar kryesisht nga udhëheqës të teknologjisë, që kanë pak ose aspak kuptim ose respekt për moralin, virtytet dhe mençurinë e traditës Judeo–Kristiane. Kërcënimi më i madh për AI nuk janë robotët e plotfuqishëm. Janë njerëzit amoralë.

    Kërcënimi që vjen nga Inteligjenca Artificiale, është gjithnjë e më i pagabueshëm. Ajo mundtë përdoret për t’i shfrytëzuar njerëzit ekonomikisht, mund të përdoret në mënyra që censurojnë fjalën e lirë, duke mbytur zërat që na ka dhënë Perëndia.

    Ajo mund të zëvendësojë ndjeshmërinë dhe dhembshurinë njerëzore me përshtatshmërinë robotike, duke mbytur kësisoj shpirtin racional që pasqyron imazhin e Zotit. Tashmë ka robotë të drejtuar nga AI, të aftë për t’u riprodhuar; a do ta trashëgojnë tokën ata dhe “vezët” e tyre?

    Këto skenarë, kanë bërë që shumë njerëz të parashikojnë se Inteligjenca Artificiale do t’i japë fund jetës siç e njohim ne sot. Elon Musk është shprehur se përdorimi i Inteligjencës Artificiale është si “thirrja e Djallit”. Stefën Houking ka thënë se ajo mund t’i “zëvendësojë krejtësisht njerëzit”.

    Dhe shumë figura të tjera të njohura në fushën e shkencës së teknologjisë dhe asaj sociale, kanë qenë në të njëjtën linjë, duke thënë se AI është një ndër ”mjetet e reja të shtypjes”, dhe duke e krahasuar atë me “fëmijën që po luan me një bombë”.

    Sot vështirë se mund të kalojë një ditë, pa një parashikim tjetër apokaliptik. Por ky vizion mbi Inteligjencës Artificiale është shumë pesimist. Ashtu si me të gjitha teknologjitë, AI është një krijim i njerëzve, pra qenieve që mendojnë që mund ta përdorin atë sipas parimeve të caktuara, nëse ne zgjedhim që ta bëjmë këtë.

    Ne mund ta dizajnojmë atë për të respektuar dhe forcuar arsyen, për të fuqizuar dhe përmirësuar produktivitetin e punëtorëve, për të transformuar mënyrën se si mbrojmë dhe fuqizojmë më të pambrojturit mes nesh, dhe në përgjithësi për t’i shërbyer njerëzimit, dhe jo që ajo të na shndërrojë në shërbëtorë.

    Inteligjenca Artificiale, zotëron një potencial të jashtëzakonshëm për të na çliruar nga shumë probleme, për të na ndihmuar në kurimin e sëmundjeve, dhe për të krijuar një botë më të shëndetshme, më të pasur dhe më të lumtur.

    Sigurisht, garancia që ajo t’i shërbejë njerëzve nuk është e thjeshtë të sigurohet. Pasi kjo kërkon drejtues të kompanive të teknologjisë me ndërgjegje që janë formuar siç duhet, me burra dhe gra që mbështeten tek virtytet,dhe që e kuptojnë se çfarë është njerëzimi, dhe për çfarë kanë nevojë qeniet njerëzore.

    Pra thënë ndryshe, një Inteligjencë Artificiale e mirë, varet nga krijuesit moralisht të mirë të saj. Nëse shpresojmë që ta përdorim atë si një mjet tonin, dhe veten si zotërues të tij, dhe jo anasjelltas. Ata që e ndërtojnë këtë teknologji duhet të kuptojnë të drejtën, të gabuarën dhe parimet themelore nga të cilat varet zhvillimi i njerëzimit.

    Megjithatë, për momentin po ndodh e kundërta. Elita e teknologjisë ka një arsimim teknik të jashtëzakonshëm, por ajo është shumë e paarsimuar në histori, filozofi, letërsi dhe teologji. Unë kam konstatuar se tek ata që kanë ngritur bizneset e teknologjisë, si në Silikon Vallejashtu edhe në Siatëll, udhëheqësit e teknologjisë nuk ishin të trajnuar në artet liberale.

    Ata nuk janë mësuar të mendojnë në mënyrë kritike për çështjet etike më delikate. Dhe ata as që janë trajnuar sesi ta pranojnë konceptin e së vërtetës. Përkundrazi, ata preferojnë në vend të saj një spiritualitet të mjegullt. Ata e pëlqejnë veten si mendimtarë të lirë.

    Por duke qenë të shkëputur nga themelet filozofike të lirisë, mendimi i tyre është thellësisht i kufizuar dhe uniform. Në përgjithësi, ndërgjegjja e tyre nuk është e formuar siç duhet.Rezultati është ajo që përshkroi dikur shkrimtari C.S.Luis në librin e tij “Anulimi i Njeriut”:“Ne i tredhim, dhe presim që ata të jenë sërish pjellorë!”. Të çliruar nga çdo koncept i moralit Judeo–Kristian, udhëheqësit e sotëm të teknologjisë parashikojnë ndarjen e mendjes nga trupinë kompjuterët e drejtuar nga Inteligjenca Artificiale.

    Ata po zhvillojnë gjithashtu një bindje gati-fetare në të ashtuquajturin “Metaverse”, ku ështëAI që përcakton atë që shohim, dëgjojmë, mësojmë dhe duam. Ku do të ndalet Silikon Vallej? Askund, sepse asgjë e përjetshme apo etike nuk e pengon elitën e teknologjisë të bëjë, projektojë dhe shkatërrojë çfarëdo që ata duan, duke përdorur fuqinë e patejkalueshme të inteligjencës artificiale.

    Në rast se mbërrijmë një të ardhme, ku Inteligjenca Artificiale e tejkalon dhe sundon racën njerëzore, atëherë faji do të bjerë mbi inteligjencën njerëzor, që mendoi se një e ardhme e tillë nuk ishte e mundur. Elitizmi dhe amoraliteti i tyre, e bëjnë më të lehtë të imagjinohet ditakur AI do të bëjë gjërat e tmerrshme, për të cilat po flasim tani.

    Një mjet kaq i fuqishëm nuk mund të lihet në duar të tilla, ndaj po shtohen thirrjet për të frenuar Inteligjencën Artificiale, para se të jetë tepër vonë. Deri më sot, shumica e ekspertëve kanë theksuar nevojën e përcaktimit të disa parimeve në këtë fushë. Por kjo presupozonekzistencën e njerëzve që janë të aftë të krijojnë dhe zbatojnë një kornizë të tillë.

    Ata nga ne që bazohen tek parimet Judeo–Kristiane, duhet ta dizajnojnë AI në përputhje me rrethanat. “Tre Ligjet e Robotikës” të Isak Asimov janë një pikënisje e dobishme, por atosynojnë vetëm të parandalojnë Inteligjencën Artificiale të dëmtojë fizikisht qeniet njerëzore. Sot ekziston një nevojë më e madhe për një përkufizim më të gjerë të dëmit, që përfshin atëemocional, ekonomik dhe etik që mund të shkaktojë AI në rast se nuk udhëhiqet siç duhet.

    Synimi ynë nuk duhet të jetë asgjë më pak se një “Magna Carta” e Inteligjencës Artificiale. Një kornizë e tillë ligjore, do të diktonte kufijtë që AI dhe zhvilluesit e saj nuk mund t’i shkelin. Lista duhet të përfshijë të drejtën e fjalës, privatësinë dhe në përgjithësi, jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë nga njeriu.

    Shënim: Peter Rex, themelues dhe drejtues i “Rex”, që investon në kompanitë e teknologjisë./Botaal/

    Lajmi Paraprak

    “Dashuria është abstrakte”

    Lajmi i rradhës

    Ndëshkimet negative të dëmshme për fëmijët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë