Fytyra e mëkatit tonë kolektiv!

    Kim Mehmeti

    Nëpër ‘Shqipëritë’ tona, e veçanërisht në mëmëdhe, ka me qindra ‘intelektualë’, si për shembull filozofë, piktorë, shkrimtarë, aktorë, historianë…, të cilët kanë lënë pas vetes vepra për mburrje e që janë bërë madje edhe pjesë e thesarit botëror, por nëse i merr të gjithë ata dhe i ‘shkrinë’ në një kazanë, nga shkrirja e tyre nuk të mbetet thuajse aspak mendim kritik ndaj proceseve shoqërore, e që do i ndihmonte shqiptarët të kuptonin se çka është duke ndodhur me ta dhe përtej tyre

    Nëpër shoqëritë shqiptare, e posaçërisht në Shqipëri, ka me qindra ‘mendimtarë të pavarur’, të cilët nëpërmjet ekraneve televizive, thuajse për çdo natë, kuvendojnë për gjithçka, duke nisur nga seksi te mizat e deri te pasojat e globalizmit, por nëse i merr dhe i ’bluan’, nga ‘mielli’ i dal prej tyre, nuk mund të ‘ngjeshësh’ as katër pesë veta që nuk e kanë dhënë kokën me qira te ndonjë parti politike.

    Nëpër trojet shqiptare, e veçmas në Tiranë, ka me qindra media, si për shembull televizione me godina të shtrenjta dhe studio marramendëse të nivelit botëror, por nga gjitha ato, të delë vetëm një RTSH si e kohës së Enverit, e cila nuk e ka redaksinë te Partia e Punës, por o te zyra e Piktorit, o te ajo e kryebashkiakut të Tiranës.

    Dhe njësoj si njeriu që nuk është vetëm atë që shohim – dukja fizike – por edhe e padukshmja e tij, siç janë imagjinata, ndjesitë, epshet, pasionet, ëndrrat…., edhe shoqëritë nuk janë vetëm atë që duken, por edhe ajo që nuk shihet në to.

    Andaj ‘Shqipëritë’ tona nuk janë vetëm e dukshmja e tyre, si për shembull hajdutëria, krimi, keqqeverisja, paligjshmëria…, por edhe e padukshmja në to, ajo që shpërfaq mëkatin tonë kolektiv, e të cilin e përbënë heshtja e elitave, mediat që e vënë popullin në gjumë me spektakle, mendimtarët që lirshëm e thonë atë që mendon partia…

    Por megjithatë, ne vetëm shtiremi se nuk e shohim mëkatin tonë të padukshëm kolektiv, sepse pa ndalë përballemi më të.

    Dhe ai ka fytyrën e burrështetasve tanë, si për shembull, atë të Piktorit në Shqipëri, i cili rrënon Tetarin Kombetar e ne heshtim, që e bashkon Ballkanin duke e përçarë shqiptarinë dhe që tallet me të gjithë ne ngaqë e dinë se ka të bëjë me ‘intelektualë’, ‘mendimtarë të pavarur’ e media që do e kritikojnë, që do ia thonë dhe do ia zbulojnë të gjitha mëkatet e sotme, por nesër, pasi të bie nga pushteti.

    Lajmi Paraprak

    NDRYSHIMET NË KODIN PENAL | Saratsin: Jam i habitur, e bënë brenda natës

    Lajmi i rradhës

    Si të dalloni domatet organike?

    Lajme tjera

    Paraja

    MONIKA STAFA Ndodh gjithmonë që kur njeriu ka dëshiruar me ngulm diçka prej një kohe të gjatë, i…
    Më tepër

    Këta politikanë!

    Teresa Galeote DalamaPërktheu: Bajram Karabolli Politika, si një art i së mundshmes, si një sistem organizimi për kombet,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë