Kur ekonomia lihet në duar të ‘matrapazëve”

    Urim Hasipi

    Arsyetimi nga Oda Ekonomike se rritja e çmimeve është pasojë përplasjeve të vazhdueshme mes prodhuesve dhe tregtarëve, është absurd. Është arsyetim amatoreskt në aspektin ekonomik edhe për ata që nuk kanë aspak njohuri elementare në ekonomi, sikurse autori i këtij shkrimi.

    Tregtarët dhe operatorët sidomos në Maqedoninë e Veriut, jo që janë bërë bashkë, por disa nga marketet vet i diktojnë çmimet e produkteve. Për shembull, njohuritë e mija janë se një zinxhir i marketit shet një lëng (pije joalkolike) që prodhohet në vend më mirë se sa vet prodhuesi. Pra, nëse një shitës me pakicë blen nga prodhuesi këtë lëng  e merr me çmim me të lartë se sa operatori me shumicë, në këtë rast zinxhiri i marketeve. Ky disbalans është i pakuptimtë nga qytetarët, pasi që vet operatorët me shumicë tashmë i diktojnë çmimet e një produkti ose prodhimi.

    Krahas kësaj, jo rrallë herë, disa prodhime prej 1 kilogram që janë shitur me një çmim të caktuar, tash sasia është zvogëluar në 800 ose 700 gram, por çmimi ka mbetur i njejtë ose është rritur. Bëhet fjalë për produkte që vet këta operatorë i porosisin tek prodhuesi me shumicë dhe më pas vet bëjnë ripaketimin e tyre me më pak sasi. Kjo dukuri dukshëm ka shkaktuar probleme edhe tek vet prodhuesit me shumicë kurse faturën në fund e paguajnë qytetarët.

    Prandaj, Oda Ekonomike, duhet të merret më shumë me operatorët me shumicë (marketet) se sa më prodhuesit. Problemi është te marketet që janë bërë fuqi ekonomike  dhe sunduese në vend. Por roli i Odës Ekonomike në këtë rast është që të gjejë mënyra tjera për të rritur importin e produkteve të caktuara dhe lehtësime për sa i përket tatimeve dhe doganës. Në këtë vend janë toleruar lloj-lloj anomali ekonomike që nuk kanë aspak logjikë. Për shembull, më lirë mund të blihet fasulja që vjen nga shtetet e jashtme se sa fasulja e prodhuar tek neve.

    Kjo anomali ka disa efekte negative. Dëmton rëndë prodhuesit vendor, ku shteti nuk i stimulon, më pas efekti tjetër është se përfitojnë vetëm bizneset dhe humbasin bujqit. Për prodhimet vendore, stimulimi duhet të jetë më i madh që të rritet prodhimi, kurse për prodhimet e njejta që vijnë nga jashtë duhet të ketë më shumë tatime në doganë. E tërë kjo katrahurë, pakuptimësi dhe ekonomike e palogjikshme është lejuar nga shteti dekada me rradhë në duar të “matrapazëve” që nuk e kanë qëllim rritjen ekonomike, ruajtjen e standardit jetësor të qytetarëve por prioritet e kanë mbushjen e xhepave të tyre. Dhe, kjo mbushje e xhepave të tyre është bërë në kurriz të qytetarëve, pra dëm u është shkaktuar vetëm qyytetarëve dhe prodhuesve vendorë. Edhe bojkoti mund të mos jetë zgjidhje për të mos lejuar kaq shumë rritje të çmimeve por, një gjë është e sigurtë.

    Këtyre ditëve që po flitet për bojkot, heshtin vetëm pronarët e marketeve me shumicë. Dhe kjo, heshtje flet më shumë se sa ata vet të dilnin të flisnin para qytetarëve. Heshtja e drejtuesve të këtyre marketeve edhe njëherë tregon se faji kryesor është tek ata, sepse u janë dhënë shumë përparësi, u janë lënë duart e lira të bëjnë ç’të duan me çmimet dhe mos kenë asnjë përgjegjësi.

    Megjithatë, shteti duhet sinqerisht të gjejë zgjidhje për këtë problem që më shumë i prek qytetarët. Sepse, rritja e çmimeve këtu nuk është bërë për 1 denarë apo gjysmë denarë, por rritja e çmimeve bëhet 10 denarë, 20 denarë e më lartë për një prodhim të caktuar. Kjo lloj ekonomie “pa kokë” do të varfërojë edhe më shumë qytetarët kurse një ditë vet oligarkët e marketeve do të fundosen, sepse një popull i varfër nuk mund të quhet fuqi blerëse.

    *Urim Hasipi është kolumnist i rregullt i Nistorit. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedyt dhe Kingut?

    Lajmi i rradhës

    Zyra për shërbime intelektuale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë