LETËR E HAPUR DERI TE JETON SHAQIRI NGA NXËNËSIT E VELESIT

    Samedin Tairovski

    I nderuar z. ministër, në emër të bashkësisë së nxënësve shqiptarë, pranë gjimnazit ” Koço Racin” – Veles, cendosëm t’ju drejtohemi nëpërmjet kësaj letre për t’i shfaqur preokupimet tona dhe t’ua tregojmë torturën e arsimit e cila ushtrohet mbi ne, sot e disa vite.

    Z. ministër, ne e dimë se gjuhët e huaja janë të nevojshme në çdo sferë në të cilën dëshirojmë të përgatitemi profesionalisht dhe mjet i domosdoshëm komunikimi me botën, dhe ma thotë mendja se pikërisht për këtë arsye ligji i arsimit në vendin tonë parasheh, që shkollarët e mesëm dhe ata fillestarë, të ndjekin edhe orë mësimore në disa gjuhë të huaja siç janë, anglishtja, frëngjishtja, italishtja, etj.

    Pra, z. ministër, gjimnazi në të cilin ne si nxënës shqiptarë vijojmë mësimët, gjendet në qytetin tonë të lindjes – Veles, hamendësohet që brenda këtij institucioni funksionojnë edhe paralele shqiptare, nuk e vemë në diskutim, për sa i përket përkatësisë etnike të nxënësve që hynë dhe dalin pa kuptuar as edhe një gjë të vetme.

    Realishtë z. ministër, pishtarët e parë të arsimit në gjuhën shqipe këtyre trevave kanë qenë dibranë, struganë dhe shumë viseve tjera shqiptare të cilët kanë bërë rrugë të gjatë duke lënë edhe familjet për të na mësuar ne shqiptarëve të Velesit, margaritarët e gjuhës, luftërat dhe rezistencën e pandalshme të shqiptarëve ndër shekuj kundrejt pushtuesve të një pasnjëshëm, ata na mësuan se:

    Mëmëdhe quhët toka,
    aty ku më ka renë koka
    Ku kam dashur Mëmë e Atë
    Ku më njeh dhe gur’ i thatë
    Stërgjyshërit ku kanë qenë
    Dhe varrët ku’ i kanë venë
    Ku jam rritur me thërrime
    Ku kam FOLUR GJUHËN TIME.

    Nuk më lejon ndërgjegjja që të shkruaj dy vargjet e fundit të kësaj poezie madhështore të të madhit A.Z. Çajupi, sepse nuk jetojmë më gaz e më shpresë në këto vise.

    Z. ministër, ne pranojmë që të ndjekim orën e gjuhës maqedone në gjuhën e saj të natyrshme, por jo edhe ato të sociologjisë, fizikës, drejtësisë, ekonomisë, etj, sepse nuk mundemi të kuptojmë terminologjitë shkencore dhe gjëra shumë të rendësishme në lëndë të ndryshme gjatë ligjërimit, të cilat supozohet se duhet të ligjërohen në gjuhën shqipe dhe nga mësimdhënës shqiptar për paralelet tona, deri më sot 80% të lëndëve ne i ndjekim në gjuhën maqedone, tash e sa vite kabineti juaj mban udhëheqës shqiptar, a e dini se çfarë bëhët me profesorët shqiptarë të cilët konkurojnë për një vend pune në paralelet shqiptare?

    Ja se po u’a tregojmë:

    Profesorët shqiptarë nuk u paguajten, u diskriminuan, nuk u jepnin që të ketë orë bllok, konkurset i fshihnin sa më shumë, edhe ato që deshën t’i japin dokumentat u kthyen mbrapa me përgjigjen e drejtorit “vendi është i zënë”

    Mbi të gjitha z. ministër, a e dini ju se sa herë në ditë ne ofendohemi në baza etnike dhe fetare nga po këta ligjërues maqedonas?

    Z. ministër mbani një emër goxha domëthenës dhe keni një moshë relativisht të re dhe besoj që na kuptoni shumë mirë se në çfarë derexhe gjendemi, andaj nuk mendoj se e keni të vështirë që të na dilni zot.

    Z. ministër duam të arsimohemi në gjuhën tonë që të ecim përpara në jetë, të akumulojmë dije të mjaftueshme që nesër t’ju bëjmë ballë proceseve në vend, sepse vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerrë !

    Respekti fitohet, andaj fitoni respektin tonë që ne herave tjera të kemi mundësi ta shprehim.

    Bashkësia e nxënësve shqiptar, gjimnazi “Koço Racin”, Veles.

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: Po i analizojmë ndryshimet e fundit në Kodin Penal

    Lajmi i rradhës

    Çka do të përfitojnë bullgarët nga përfshirja në kushtetutën e RMV!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë