Aggeler: Po i analizojmë ndryshimet e fundit në Kodin Penal

    Ambasadorja amerikane në Maqedoni, Angela Aggeler, ka folur për ndryshimet e Kodit Penal të vendit tonë, për të cilat tha se ajo vetë nuk i ka parë, por se ambasada amerikane në Shkup ka angazhuar një ekip që do të analizojë ndryshimet e fundit në Kodin Penal, shkruan Nistori.

    “Sinqerisht dua të ju njoftoj se ambasada e ka angazhuar një ekip që po i analizon ndryshimet e fundit dhe unë personalisht ende nuk i kam parë. Siç tha edhe Departamenti i Shtetit Amerikan, ne besojmë dhe shpresojmë që çdo ndryshim të jetë bërë duke u bazuar në ligjin e Maqedonisë dhe në kuadër të suazave ligjore. Për momentin kjo është ajo që mund të them”, u përgjigj Aggeler.

    DASh vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë kriteret e premtuara në luftën kundër krimit të organizuar.

    “Inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që t’i përmbushë premtimet e saj për luftën kundër korrupsionit. Liderët e Maqedonisë së Veriut patjetër të tregojnë rezultate të dëshmuar dhe të përforcojnë luftën kundër korrupsionit, pavarësisë institucionale dhe të ndalojnë ndërhyrjen politike posaçërisht në gjyqësor. Kjo është thelbësore për arritjen e qëllimit, anëtarësimit në BE dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek pushteti”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bechtel&Enka do ta përfundojë më parë pjesën e saj apo autostrada Kërçovë – Ohër?

    Lajmi i rradhës

    LETËR E HAPUR DERI TE JETON SHAQIRI NGA NXËNËSIT E VELESIT

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë