Listat bashkë me faqet tona të zeza!

    Dijana Toska / Fotografia: Avni Selmani

    Dijana Toska

    Dikur mbi fotografinë e një krimineli shkruante, “Kërkohet ky person”! Sot mbi fotografinë e një krimineli shkruan, “Votone këtë person”!

    Dikur nuk kishte lista të zeza, sepse vepronte drejtësia. Sot ka lista të zeza të cilat në mungesë të drejtësisë i ka vendosur aleati ynë më i madhë ShBA, por ne kemi vendosur ti injorojmë.

    Sot, personat në lista të zeza të Amerikës, jo që nuk i kemi dënuar, por vazhdojmë t’i respektojmë duke i përfshirë si kandidatë kryesorë në listat e deputetëve dhe nëpër institucione shtetërore.

    Dikur kishte përgjegjësi. Gazetarët dhe mediumet punonin në kushte të vështira, por me lajmet e tyre informonin popullin për gjendjen reale dhe fitonin besim e admirim.

    Sot në shumicën e mediumeve të krijuara nga oligarkë dhe grupe të ndryshme interesi mund të shohësh gjithçka të zezë, veç kulturë, informim, e profesionalizëm nuk mund të gjesh. Dikur gazetarët ishin veç gazetarë.

    Sot, disa gazetarë të djeshëm bashkë me disa juniorë të ri kanë kapitalizuar dhe monopolizuar hapësirën informative duke e kalkuluar lajmin me para dhe me dezinformatat e tyre kanë futur këtë profesion të shenjtë në listat e zeza të mjerimit.

    Dikur kishte disa standarde jetësore ku aplikoheshin disa zakone etike të të drejtave dhe të përgjegjësive në shoqëri të cilat vetvetiu impononin një jetë më normale.

    Sot çdo standard dhe vlerë shoqërore e morale ka humbur kuptimin, përderisa ne si shoqëri në vazhdimësi i vlerësojmë, i zgjedhim, i respektojmë dhe aplaudojmë njerëzit e futur në lista të zeza.

    Faqja zezë!

    Lajmi Paraprak

    “One stop” / Ndalesa kufitare Kosovë – Maqedoni gati për zbatim pas zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është gjenocidi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë