Messi dhe C. Ronaldo – Të vetmet qëndrime të tyre janë ato që ua jep FIFA të gatshme dhe reklamat mbi fanellat e tyre

    Arbër Zaimi

    Messi dhe C. Ronaldo janë fenomene që e përfaqësojnë modelin e suksesshëm të kohës tonë.

    Teknicienë, specialistë, njëri introvert e tjetri narcizist, por të dy politikisht memecë e sterilë: domethënë korrektë.

    Çdo qëndrim politik nga ana e tyre, do të thoshte humbje fansash prej palës tjetër politike, pra humbje blerësish, humbje lajkash, humbje reklamash. Të vetmet qëndrime që ata mbajnë janë ato që ua jep FIFA të gatshme, dhe reklamat mbi fanellat e tyre. Edhe tatuazhet i kanë të depolitizuara.

    Krejt ndryshe kanë qenë sportistët e suksesshëm të shek. XX, në kohërat e luftërave, të antifashizmave, antikolonializmave, antiracizmit, betejave për demokraci e të drejta civile, kundër totalitarizmave e diktaturave, betejave për liri e përfaqësim të popujve, shtresave shoqërore etj. Asokohe qe krejt e kuptueshme që sportistët e famshëm të mbanin anë, të identifikoheshin me popuj, ide e lëvizje të caktuara.

    Sot edhe nga politikanët kërkohet që të jenë thjesht teknikë e të paanshëm, të mos mbajnë qëndrim, e lëre më nga futbollistët, për të cilët politika duhet të jetë tabu. Sa më pak fokusim te politika, aq më shumë fokusim te paraja dhe te mekanicizimi i vetes, shndërrimi i vetes në makineri perfekte në shërbim të sistemit.

    Por teksa politikanët, futbollistët, artistët, bëhen gjithnjë e më pak politikë – masat dikush tjetër po i tërheq në drejtim të fashizmave të reja. Me shkëputjen e tyre nga masat, adhuruesit e teknokracisë sharrojnë degën ku janë ulur vetë.

    A do të jetë shekulli XXI shekull i depolitizimit dhe i të depolitizuarve. S’ma merr mendja.

    Lajmi Paraprak

    Aqif Pashë Elbasani, letër Mid’hat Frashërit (1915): Fati po na përplas prej guri në furrë

    Lajmi i rradhës

    Viti i ngecjes së njerëzve të fortë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë