MUHABET PËR MAS DARKE…

    Bekim Ramadani

    Mas akshamit shkova ta paj n’i ekspreso te ni kafe agje n’kataund, ene thash de e zateki Azizin, ni shoç xhi nuk e këm pa moti, thash de kajm dëni dert, se me vu kallxau ka del shpajrti, u mërzita bajgji si shaum me do gajle dunjallajki. A ba zamet me rou n’shehër…

    Sa hina n’çajtore, s’u mirke frajm pi njerzve xhi u shkojke vala t’u lujt gjurzi. Ataj te astalli n’anën e majsht, rrajke ni njer’ bajgji ma i vetër s’e un’, me do musteçe t’holla, çiçe vetën, tu paj duhan.  Ishte shaum kavaler, se meniher sa m’pa, m’tha hunxhu ktau te une, njen sa t’lirohet dëni ven qetër! Bile, aj ma porosajti kafen ene najsi t’kallxoje turlifar muhabete, kejt me shpajca. Kur e mur vesh se kan e përgjoj, m’tha: “Raj rahat ene knaçu, se de vaje ene aj shoçi jot, Aziz Maca”. E pajta: “Pse e thajrni Aziz Maca?” Sa e çiti tajmin pi gjoje m’tha: “Kejt katunarët e thajrin kshtau. Pi vakti i ka dasht’ macat. Bile sivjet i ka tre. Di i ka ndrajshe, nja e ka nisoj!” Ktau e diktova se ki njer’ kana i mençëm… Njerzit xhi dijn’ t’kallxojn muhabet me kajde, me temsile, për mu, jan’ shaum intiligjent’… T’u e çit telefonin p’i xhepi çi t’ja nali zanin se m’bëjke xërc-xërc, erdh kamanjeri ene ma prau ekspreson. Hajt t’i pagjuj meniher, mos t’vajsh apet, i thom une. “5 miliard” m’tha aj gjali xhi flutrojke me filxhanat n’dor’ napër çajtore, po ki zotnaja nuk ëm la as t’përpushem. “Paje, knaçu, ene n’gjom mu kadëniher si t’kesh nerva, se këm shkoç pak ma shaum kundra se taj”.  Une, si gjal shehri, shpajrtin te huna, ja prajta meniher’: “Hajde për hajr, ene ktau i paskan ba ekspresot ka 5 miliard’, verës kur kesh te ki, kafen e pagjujta 3 miliard’, au be kejt jan’ ba hajna!” E shtajni cigaren n’gjoj’ ene e grefi bajgji si shaum. Une kujtova se pale sa tajmin de e çese, aj ni pajk tajmi nuk e çiti pi gjoje. M’tha ngjoe kët’ mesele: “Shkon njani n’hotel ene e pajtën at’ xhi punon ataj: “Sa pare asht’ t’flesh ni nat’ ktau?” Aj njeri i hotelit i thot’: “70 Eu”. “Po verës kur kesh ju m’i murët për ni nat’ 40 Eu” ja kthen ki dashamajri. “Po, bash çashtau” i thot’ aj puntori xhi i majke xizllajkat n’kraje ene ni penkall n’dor’, “ama, taj paske harrau se at’her’ ka kan’ ver’ ene nata a kan’ ma e shkurt’. Shtahaj nata asht’ dupllo ma e gjat’ pi ditës, për atë tarifat kanë ndrishau. Xhi kujtove taj, ne de punojm’ veç për t’va ngjau pordhat juve?!”  M’i nguli sajt’ ene m’tha: “A e din se sonte asht’ nata ma e gjat’ e motmotit, a e di se sonte mas sahatit 10 e xhims nisën dimni?” I thash: “Me t’kallxau drejt, sum ka shku menja…”.Ja mrrajni prap kamanjeri: “Xhi de pajni pi Vullnet Dallaveres?” Jo, kurxha, faliminerit, ja ktheva. “Mos u gjut!”, m’tha mu ki zotnaja, a kamanjerit ju drejtau: “Na ber ka ni limunad’!

    “Ma majr, t’marrim dëni sen se ki Vullnet Dallaverja e ka zanat t’pajse kshtau. Kur nuk merr kurxha, at’her’ taj duhet t’i pagjujsh ataj xhi de haje, xhi de paje. E ka ni tabijat t’keç. Nuk ja kan’ vu kot e kot gallapin çashtau. Aj asht’ nana e dallavereve”. E xhi ije tum çudit me k’to muhabete!” i thash une si i shashtrajsët… Njani xhi ishte tu kapërcaj ngat astallit ton’ për t’shku n’shpaj, ju drejtau ktij xhi ishte me mu: “Natën e majr Kazanova!” Ki, pa u vnau shaum, i tha: “Natën e majr, Thajka!” Prap mu desht ta pajti, pse i tha Thajka. Pa nja, pa di, zu tëm kallxoje për punën e ktij njeri xhi va ngulka thajkën katunarve t’u u dhan’ pare me kamat’. “Xhavit Thajkën e njofin ene n’Shkup, ka ba pare me t’majtme”. Tu paj limunad’ e tu e sllau njani qetrin, e mora kuvetin ene i thash: “Po, pse taj t’thajrin Kazanova?” “Me t’kallxau shkurt e ship, i këm pas 6 gra me niqah, ene nja 4 qera pa dokumente…”. “Nejse”, ja ktheva un’. “Po, xhi asht’ puna me k’to gallape n’katunin tuj?” “Xhi de t’tham be majk! Njanin e thajrin Ziber Tabuti, çimçi 4-5 her’ e kan xhet’ tu flet’ n’tabut agje te vorret. Kur e kan’ pajtën pse fle n’tabut, ka than’ – du ta shof si asht t’jesh i vdekët… Adem Lugjati asht’ ni qetër xhi ngrajhet pi xhumi n’11 t’natës ene hec’ terma-teposht napër katun’ njen sa t’dale djelli, at’her shkon n’shpaj ene fle xhith ditën… “Xhi të t’tham!… Poplli asht’ shaum i mençëm, ta ve gallapin ene topi s’e lun”. M’la me gjojën hapt, tëm kallxau xhit nauk”. Erdh prap kamanjeri dha na pru ka ni salep, na tha se i kini pi Xhafer Lopës, i paska li gjal’ mas 5 caucave, pagjujka për kejt njerzit xhi jan’ n’kafe… Ma kallxoj ene punën e Xhafer Lopës, Driton Pivës, Riza Bletës, Dashmir Çorbës, Sami Popit, Sefer Femnës, Ali Pordhavecit, Jusuf Qibritashit… U shashtrajsa ene meta si gjozhda n’gips. U ngrajta n’kam’ se m’ishin mpaj gjujt, kur njani hini ka dera ene m’tha: “Mos e prajt Aziz Macën, se ka shku n’sheher te veterinari me xhith Murat Bilbilin ene Musli Banderën, se ju kanan helmua tu tre macat!”… Eu bre! … Ja lipa izën ktij zotnaje xhi m’bani muhabet, n’kët xhuma prama, për ta majt n’men njen sa t’vdes. M’përcajlli njen te limuzina. Masi u najsa, e çela xhamin ene e pajta shkurt: “A ka dënja n’katunin tuj xhi nuk ka gallap?” Aj ma kthej shaum frajk, si me i pas llafet n’xhep: “Veç Gani Pulaxhia”…

    ©Bekim Ramadani, mësimdhënës në Fakultetin e muzikës në UShT dhe në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, 21.12.2023

    Lajmi Paraprak

    Mafia pyjore në shënjestër

    Lajmi i rradhës

    Shkupi me ajër të ndotur më shumë sesa normat e lejuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë