Ndryshimet kushtetuese dominuan trendet spinuese për vitin 2023

    Çështja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë ishte objekt i debateve më të shumta dhe të shpeshta rreth të cilave u vunë re manipulime dhe shtrembërime të së vërtetës. Ato u pasuan me debate për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në atë kontekst, veçanërisht amendamentet e KP në fushën e keqpërdorimit të pushtetit dhe detyrës zyrtar, rritjen e pensioneve, zgjidhjen e problemit të inflacionit, mjekimin për pacientët me fibrozë cistike dhe tema të tjera.

    Shkruan: Teofil Blazhevski

    Ndryshimi i Kushtetutës për të përfshirë bullgarët dhe pakicat e tjera në Maqedoninë e Veriut në këtë dokument, dhe si kusht për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, ishte ndoshta tema kryesore e spinave dhe dezinformatave të përhapura nga partitë politike në skenën e brendshme politike në vitin 2023. Ky trend nuk ka përfunduar ende, pavarësisht nga dushi i ftohtë që Maqedonia e Veriut dhe shumica e vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor, para së gjithash, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të planifikuara për në prill dhe maj 2024.

    Një nga shembujt e fundit të shtrembërimit të së vërtetës dhe manipulimeve rreth temës së Maqedonisë së Veeriut dhe ndërveprimi i saj evropian, por edhe i ndërlidhur me ndryshimin e Kushtetutës, vërehet në kundërspinin e Vërtetmatësi me titull “Spinimi rreth BE-së është bërë konstane në skenën politike maqedonase”, si dhe në kundërspinin me titulli “Vetëm për shkak të Kushtetutës nuk ka negociata me BE-në, pyetja është pse nuk është ndryshuar.”

    Në shembullin e parë, duke cituar në mënyrë jo të plotë pjesë nga një intervistë e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, partia LSDM e quan atë një politikan anti-evropian që nuk do t’i sigurojë kurrë kushte Maqedonia e Veriut të hyjë në BE. Në anën tjetër, partia e Mickoskit, duke përdorur pjesë të një deklarate të shefes së diplomacisë bullgare dhe zëvendëskryeministres Maria Gabriel, spinon se kishin të drejtë kur i thanë opinionit vendas dhe partisë në pushtet se ka kushte të tjera, jo vetëm Kushtetuta, dhe pikërisht për këtë VMRO-DPMNE ishte kundër ndryshimit që do të mundësonte fillimin e negociatave.

    Në shembullin e dytë, është e njëjta akuzë, por këtu rast janë rezultatet e Këshillit të fundit të BE-së të 14 dhe 15 dhjetorit, ku vendit iu dha urdhër ndryshimi i Kushtetutës për të nisur negociatat. Dhe në këtë shembull, të dyja palët spinuan – opozita kur pretendon se jo për shkak të Kushtetutës, por për shkak të korrupsionit dhe krimit Maqedonia e Veeriut nuk i fillon negociatat dhe partia në pushtet, jokritike ndaj vetes dhe detyrimeve të marra, fajin ia hedh ekskluzivisht partive opozitare VMRO-DPMNE dhe të Majtës, duke i quajtur koalicion prorus.

    Në nëntor, pati përsëri spinime rreth rrugës së integrimit të Maqedonisë në BE, por këtë herë bazuar në raportin e rregullt vjetor të BE-së për progresin e Maqedonisë (10 nëntor), dhe Vërtetmatësi vuri re një tjetër spin nga opozita më 2 nëntor.

    E ardhmja e BE-së është vazhdimisht në fokus të partive

    Gjatë vitit ka pasur debate dhe manipulime për ndryshimet kushtetuese dhe rrugën e integrimit europian. Kjo shihet në kundërspiunat “LSDM dhe VMRO-DPMNE spinojnë rreth amendamenteve kushtetuese”, pastaj “Dilema e izolimit apo integrimit nuk është e rreme – rreziku është i madh”.

    Por edhe nga kundërspinet “Nikoloski u ofron qytetarëve që të ngurtësohen nga BE-ja derisa VMRO-DPMNE ta rregullojë shtetin”, si dhe “Efikasiteti u dyshimtë i “planit tre shtyllësh të VMRO-DPMNE-së për dalje nga kriza”, por kishte edhe shembuj të tjerë.

    Në kundërspinin e fundit për efikasitetin e dyshimtë, bëhet fjalë për kërkesën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme, sepse kishin plan për dalje nga kriza, duke mos e përmendur fare procesin drejtpërdrejt, por fokusi është në politikën e brendshme. Por në përgjithësi, tema e kërkesës për zgjedhje të parakohshme u imponua vazhdimisht nga opozita deri në fund të vitit, kur u bë e qartë se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale do të kombinoheshin.

    Dhe ndryshimi i Kushtetutës dhe integrimi evropian në debate pati një formë tjetër – spinime dhe manipulime të së vërtetës për bullgarët në Maqedoni dhe respektimin e të drejtave të tyre të njeriut, si dhe masat e qeverisë për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme, që u shfaqën në fillim të vitit gjatë përkujtimit në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit në kishën e Shën Spasit në Shkup. Në të njëjtën kohë, opozita u përpoq t’i shiste publikut imazhin se organizimi i ngjarjes ishte katastrofal dhe se kjo kontribuoi në një “ndjenjë zhgënjimi”, dhe se procedura e madhe e sigurisë nga Ministria e Brendshme ishte thjesht një rezultat i marrëveshjes së keqe të miqësisë me Bullgarinë. Këto spine, de fakto për të njëjtën temë të ndryshimit të kushtetutës dhe indirekt për procesin e integrimit evropian të vendit, janë vërejtur në kundërspinin e Vërtetmatësit “Lotët e krokodilit” të Mickoskit për barrikadat në Shën Spas janë spin.

    Ndryshimet në KP – një manipulim masiv që fsheh motivet

    Një nga temat më të mëdha që u manipulua dhe u rrotullua në 2023.ishin ndryshimet e shprehura në Kodin Penal në seksionin për shpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar të ndodhura në shtator.

    Thelbi i këtyre ndryshimeve, të maskuara nga të tjerët, për shkak të përputhshmërisë me legjislacionin evropian, ishte tronditës për të gjithë opinionin dhe veçanërisht për ekspertët të cilët fillimisht paralajmëruan për pasojat e dëmshme që do të kenë këto ndryshime në rastet aktuale dhe të ardhshme që janë në raste të ndryshme në fazat e procedurës në sistemin e drejtësisë – nga rastet gjyqësore në rastet hetimore.

    Për këtë ka reaguar BE-ja, si dhe institucione të shumta në vend (Gjykata Supreme, Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Këshilli Gjyqësor…), të cilët njëzëri thanë se nuk janë konsultuar, duke shtuar se ndryshimet sigurisht që do të shkaktojnë problem. Ndikimi është aq i madh sa që presidenti i shtetit edhe sot e kësaj dite duke vizituar mediat ballafaqohet rregullisht me pyetjen se përse nxitoi të firmoste dekretin për zbatimin e këtyre ndryshimeve ligjore kur u përball me apele për të mos e bërë këtë.

    Në pesë kundërspine, Vërtetmatësi sqaroi manipulimet rreth këtyre ndryshimeve me të cilat shumë zyrtarë të pushtetit aktual, si dhe shumë zyrtarë aktualë dhe ish-opozitarë, shpëtojnë nga ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht. Manipulimet dhe spinimet janë nga qeveria, por edhe nga opozita, prania e së cilës në komisionin parlamentar dhe në sallën plenare dhe pa asnjë aktivitet, de fakto miratoi ndryshimet.

    E gjithë kjo përshkruhet në kundërspinin “Shumë zyrtarë aktualë dhe ish anëtarë të VMRO-DPMNE-së janë amnistuar me amendamentet në KP të asistuar nga opozita”, si dhe në “Drejtësia është fajtore është shtrembërim i së vërtetës”, ku sqarohet konkretisht.se qeveria spinon kur fajin për dështimin e çështjes kryesore po mundohet t’ia atribuojë ish-PS-së, “Target-Tvrdina” (për atë se kush përgjoi 25 mijë qytetarë për dhjetë vjet), vetëm gjyqësorit joefikas dhe jo ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të propozuara nga Qeveria. Kjo ndodhi në tetor dhe edhe në ditën e shpalljes së ndryshimeve në shtator, si dhe në fund të muajit, manipulimet u sqaruan në kundërspinin “Ndryshimet e KP-së pas një procedure urgjente janë prova se anti-korrupsioni ka vdekur”, pastaj “Kryeministri i spinon vlerësimet fillestare të BE-së për amendamentet e KP-së” dhe në fund “VMRO-DPMNE nuk mund të amnistohet nga marrëveshja për amendamentet e KP-së”.

    Spin rreth luftës kundër korrupsionit

    Edhe pse tema e mësipërme lidhet drejtpërdrejt me luftën kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit si motiv, gjatë vitit 2023 ka pasur shumë herë manipulime dhe spinime se kush e lufton realisht korrupsionin dhe në qendër të vëmendjes ka qenë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Konfliktit të Interesave dhe Korrupsionit.

    Në një aspekt, këto manipulime kishin të bënin me Prokurorinë Publike – Prokurorinë e Shtetit, dhe kjo sqarohet në kundërspinin “Në vend të një fronti për luftën kundër korrupsionit, një front kundër Gjykatës së Lartë të Shtetit” dhe pak më herët. “ Si Grubi sheh njerëz me “reputacion” në BDI dhe “joprofesionistë” në KSHPK?”.

    Në të njëjtën temë është edhe kundërspini “Jolevski rrotullohet rreth prokurores Lençe Ristoska”. Bëhet fjalë për një spin në arsyet e vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publikë nën udhëheqjen e ish-presidentit Antonio Jolevski, që prokuroren Lençe Ristoska ta referojë në Komisionin e Etikës të PSP-së, vetëm për shkak të deklaratës së saj për ekzistencën e ndikimit në shkallë të gjerë në PPTH dhe me nevojën për reforma të kësaj organi të akuzës. De fakto bëhet fjalë për një vendim të motivuar nga heshtja e të pabindurve dhe jo për shkak të procedurave të brendshme në sistemin e prokurorisë publike.

    Spin që në thelb i referohet korrupsionit është njoftimi i Këshillit Gjyqësor në gusht kur ambasadori i BE-së njoftoi se një mision vlerësues i dërguar nga Unioni do të vinte për të bërë një analizë të thellë të Këshillit Gjyqësor. Ky spin u sqarua në kundërspinin e Vërtetmatësit “Këshilli Gjyqësor spinon në misionin e vlerësimit të BE-së”

    Manipulimi i pensionistëve në luftën për votën e tyre

    Protestat e pensionistëve të organizuara nga VMRO-DPMNE, të cilat zgjatën me muaj të tërë, rezultuan me premtimin e VMRO-DPMNE-së se brenda një viti pas ardhjes në pushtet do t’i rrisin pensionet në mënyrë lineare për 5000 denarë për secilin pensionist. Këtu bëhet fjalë për një spin specifik dhe premtim parazgjedhor që synon peshkimin e votave të pensionistëve, gjë e cila është e vështirë për t’u arritur, dhe dëshmi për këtë është fakti se gjatë kësaj oferte të Mickoskit, asnjë argument dhe asnjë analizë nuk u prezantua që do të tregonte një pasqyrë të përgjithshme të situatës në Fond dhe buxhetin e tij.

    Dhe sipas llogaritjeve të thjeshta, nëse pensioni i të gjithëve rritet për 81 euro, Fondit do t’i nevojiten edhe disa qindra milionë euro shtesë për të paguar pensionet, kështu që shuma përfundimisht do të arrinte ose do t’i kalonte 700 milionë euro subvencione vetëm nga buxheti i RMV-së.Këto pensione të rritura më pas i nënshtrohen korrigjimeve të rregullta dy herë në vit për shkak të kostos së jetesës dhe pagës minimale. Ato fonde dhe korrigjime sado të vogla në përqindje, do të jenë të mëdha në shumën totale të parave sepse baza fillestare e pensioneve do të jetë më e lartë.

    Edhe pa këtë rritje, totali i fondeve të nevojshme për pagesën e rregullt të pensioneve në rast se premtimi i opozitës do të realizohet do të jetë rreth ose pak më poshtë se 1.8 miliardë euro në vit, ku Fondi siguron maksimum një miliard euro (projeksionet për llogarinë finale për vitin 2023 janë pak më shumë se 900 milionë euro). Të gjitha këto argumente janë shpjeguar në kundërspinin me titull “Blerja e votave të pensionistëve nga VMRO-DPMNE me rritje lineare prej 5000 denarë është spin”.

    Andaj, partitë në pushtet kanë paralajmëruar vazhdimisht se një rritje e tillë është e pamundur dhe se do të ndikojë në stabilitetin e sistemit pensional. Por kjo nuk i ndaloi protestat e vazhdueshme të pensionistëve për muaj të tërë, përfshirë edhe atë të fundit në dhjetor, ku ata përsëri kërkuan rritje lineare dhe këtë herë pikërisht me shumën që kishte premtuar Mickoski – 50.

    “Bechtel dhe Enka”, fibrozë cistike, objekte elektrike…

    Debate të mëdha publike, të shoqëruara me manipulime dhe spinime, janë zhvilluar edhe për shumë tema të tjera në vitin e kaluar 2023. Njëra prej tyre ishte kontrata me konsorciumin “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e një pjese të korridorit 8 dhe korridorit 10-e, me vlerë nga një deri në dy miliardë euro për një total prej 110 km autostradë. Opozita dhe pjesa më e madhe e publikut vuri në dukje dy elementë – fshehtësinë apo jotransparencën rreth nënshkrimit dhe kushteve të kontratës dhe çmimin e lartë që nuk është përcaktuar përfundimisht.

    Në tekstin “Kovaçevski dhe Qeveria po spinon për një pjesë të Marrëveshjes me “Bechtel dhe Enka” janë paraqitur disa nga spinimet dhe manipulimet e qeverisë për këtë marrëveshje. Pak më vonë, të tjera detaje u shënuan në kundërspinin “Dy narrativa spinuese rreth flamurit evropian për Marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka”

    Në kuadër të infrastrukturës, Vërtetmatësi së fundi ka pasur edhe një kundërspin në temën e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër dhe “Sinohydro”. Faktet rreth spinimeve se kush do ta ndërtojë dhe kur do të vendoset së shpejti janë të shkruara në kundërspinin “Ende do të vozitim në rrugën e vjetër për në Ohër, autoritetet tani janë duke kërkuar për kontraktor”.

    Në vitin 2023, u spinua në shumë tema të tjera. Për shembull, barnat për pacientët me fibrozë cistike, problem që shpërtheu në publik në fillim të vitit 2023 dhe që ende nuk është zgjidhur plotësisht as në fund të vitit. Manipulimet u vunë re në tekstin e titulluar “Problemi i fibrozës cistike nuk zgjidhet me spinime ditore”.

    Në të njëjtin drejtim ishin edhe manipulimet dhe akuzat rreth problemit të qenve endacakë, i cili u vu re në kundërspinin me titull “Problemi i qenve endacak nuk zgjidhet me spinime”, më pas për çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe mënyrën e kontrollit të tyre. manipulimet që u vunë re në kundërspinin “Spinimi rreth bukës iu duket “i shijshëm” edhe partive edhe biznesit”, më pas manipulimet se kush sa kontribuoi në kapacitetet e energjisë elektrike në vend, shënohet në kundërspiun “Kapacitetet më të mëdha energjetike nuk u bënë as nga VMRO-DPMNE e as nga LSDM” dhe shumë tema të tjera.

    Në këtë rishikim u sistemuan vetëm debatet më të mëdha publike sipas temave dhe sipas asaj që u konstatua në “Vërtetmatësi” si manipulim apo shtrembërim i së vërtetës, pra spin.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

    Lajmi Paraprak

    Ngritet aktakuzë ndaj 18 personave për kontrabandë me vetura luksoze

    Lajmi i rradhës

    Stoillkovski: nëse kanë një grimcë dinjiteti, anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje

    Lajme tjera

    Dehumanizimi dhe çlirimi

    Paulo Freire Ndonëse problemi i humanizimit ka qenë gjithmonë, nga pikëpamja aksiologjike, problem qendror i njerëzimit, tashmë ai…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë